Kam gjetur një vend pune e duan të më lidhin kontratë. Por leja e qëndrimit më ka skaduar e akoma nuk kam marrë të renë. A mund të më punësojnë?
Romë, 6 qershor 2014 – Të huajt e pranishëm në territorin italian mund të punësohen rregullisht edhe nëse e kanë lejen e qëndrimit të skaduar por me kusht që të kenë kuponin që dëshmon paraqitjen e kërkesës për përtëritjen e saj.
Kërkesa e përtëritjes duhet të jetë paraqitur në peridhën që shkon nga 60 ditë para ditës së skadencës së dokumentit deri në 60 passkadencës.
Gjatë pritjes së lëshimit të dokumentit të qëndrimit, i huaji mund të qëndrojë në Itali dhe të punojë. Nëse autoritetet e sigurisë publike gjejnë motive penguese për përtëritjen e lejes së qëndrimit lajmërojnë edhe punëdhënësin.
Vihet në dukje që në bazë të dekretit legjislativ nr. 40/2014 që ka shfuqizuar paragrafin2bis të nenit 13 të Dekretit të Presidentit të Republikës nr. 394/99, për përtëritjen e lejes së qëndrimit për motive pune të varur, nuk nevojitet vetëcertifikimi i punëdhënësit që dëshmon se punonjësi ka një strehim të përshtatshëm e as kopja e kontratës së qëndrimit.
Në fakt, dokumenti që zëvendëson kontratën e qëndrimit është deklarimi i marrëdhënies së punës familjare për bashkëpunëtorët shtëpiakë ose modeli UniLav për të gjithë punonjësit e varur.
Kujtohet gjithashtu që komunikimi i punësimit i përcillet në rrugë telematike INPS-it në rastin e bashkëpunëtorëve shtëpiakë ose Qendrës së Punësimit në të gjitha rastet e tjera, të paktën 24 orë para fillimit të marrëdhënies së punës (përfshirë ditët festive).
Maria Elena Arguello/Stranieriinitalia.it