in

Meshari i Gjon Buzukut pret rreth 400 vizitorë në ditë

I ekspozuar për herë të parë në Bibliotekën kombëtare në Tiranë, Meshari ka ngjallur interes jo vetëm te studiuesit por edhe te brezi i ri

Tiranë 15 nëntor 2012 – Tre ditë nga ekspozimi në Bibliotekën Kombëtare i veprës origjinale të “Mesharit” të Gjon Buzukur, interesi i publikut ka qënë i madh.

Sipas drejtorit të BKSh-së, Aurel Plasari, kjo ngjarje historike, që ndoshta mund të mos përsëritet më, ka ngjallur interes shumë të madh dhe numri i vizitorëve është 350-400 në ditë. “Bie në sy jo vetëm dyndja nga studiuesit për të parë nga afër librin, por edhe e brezit të ri që ka qënë i interesuar për të parë ekspozimin e ‘Mesharit’ të Buzukut”, tha Plasari.

Sipas tij, orët e mëngjesit janë më të ngarkuarat, ndërkohë që kërkesa për të parë veprën ka pasur edhe pas orën 20:00, kur ekspozita duhet të mbyllet. “Ka pasur disa ‘incidente dashurie’ nga të rinjtë. që duan patjetër të dalin fotografi me librin, por kjo nuk lejohet dhe ne jemi munduar t’i shmangim me kujdes”, tha Plasari.

Libri i parë i gjuhës shqipe, po ruhet në kushtet e kërkuara të sigurisë nga Vatikani, i cili e ka futur edhe në një kuti qelqi që plotëson kushtet klimaterike të përshtatshme për mbrojtjen e librit shekullor. “Meshari” ruhet 24 orë nga forcat e policisë së shtetit në Bibliotekën Kombëtare.

Në kushte sigurie, ashtu siç erdhi në Shqipëri nga një korrier i Bibliotekës Apostolike të Vatikanit, libri do të kthehet përsëri aty në datën 28 nëntor. (ATSh)

Sanatoria{br}Brenda 16 nëntorit duhen paguar taksat e prapambetura

Il PD secondo Esmeralda Tyli