in

Milot mes artistëve të “Kopshtit të Bukurisë” në Noto

Komuna e Notos dhe grupi Art Project, në bashkëpunim me Krahinën Sicilia dhe Provinca e Sirakuzës prezantojnë evenimentin me titull “Noto – Giardino della Bellezza”

Një lloj festivali i arteve, në program nga 28 deri më 30 prill, që është menduar të përjetohet si një çelës për hapjen e horizonteve të reja.

Qyteza e Notos është e njohur për kopshtet e saj të gurta që krijojnë një magji e bukuri të veçantë. E pikërisht rreth temës së bukurisë do të përqendrohen veprat e artistëve pjesëmarrës, të cilët shprehen në zhanre të ndryshme: poezi, pikturë, kinematografi etj.

Ndër artistët është zgjedhur edhe piktori shqiptar Alfred Mirashi, në art Milot. Ai do të jetë i pranishëm me gjashtë punë të ciklit me titull “La leggerezza del colore”.

Alfred Mirashi (Milot) jeton prej vitesh në Firence. Pas mbarimit të Akademisë së Brerës në Milano, ka ekspozuar në shumë qytete të Italisë dhe jashtë saj. Të njohura ciklet e tij të pikturave më titullin “Angolo mediterraneo”, ku fragmentet e skulpturave ilire përzihen me ngjyrat e ndritshme që sjellin ndër mend ngjyrat e natyrës shqiptare.

Info tel. 0931/896947 – cell. 338/9147675
www.comune.noto.sr.it
Hyrja falas

Dones boton “Piccola guerra perfetta”

Mbrëmje shqiptare në Romë