in

Mistere të Italisë{br}12/12/1969: kryedata e terrorizmit italian

vitin 1972 një komandë terroriste vret komisarin Calabresi. Gjashtëmbëdhjetë vjet më vonë një i penduar, Leonardo Marino, akuzon për këtë vrasje Ovidio Bompressi, Giorgio Pietrostefani dhe Adriano Sofri, në kohën e ngjarjeve ndër drejtuesit kryesorë të Lotta Continua-s, që përveçse gazetë ishte edhe organizatë politike e të majtës jashtëparlamentare. Pas një procesi që zgjati për shumë vjet dhe në fund të një çështjeje gjyqësore me aspekte paradoksale, të tre u dënuan me vendim përfundimtar. Por dyshimet mbi ngjarjen në tërësi mbeten të pandryshuara dhe do t’u kthehemi në një tjetër artikull.

Duke iu kthyer ditëve të vitit 1969, qoftë vdekja dramatike e Pinellit, qoftë dyshimet e shprehura nga anë të ndryshme për rrugën e marrë nga hetimet, nuk duket se ndryshojnë mendimin e hetuesve: më 16 dhjetor nga zëri i Bruno Vespas, një djalë i ri asaj kohe, italianët që ndiqnin emisionin e lajmeve të RAI-t mësojnë që është arrestuar autori i masakrës së sheshit Fontana. Flitet për Pietro Valpredan, balerin anarkik. Kundër tij mbahet parasysh, mbi të gjitha, dëshmia e Cornelio Rolandit, taksistit që njeh Valpredan si njeriun që kishte lënë në sheshin Fontana pikërisht rreth orës kur shpërtheu bomba në bankën e bujqësisë.

Balerini anarkik do të qëndrojë në burg, në pritje të gjyqit, për tre vjet; do të përfshihet në të gjitha hetimet për masakrën e sheshit Fontana, edhe kur do të jetë tashmë e dukshme që matrica e atentatit ishte ajo e të djathtës ekstreme, megjithatë gjithnjë është nxjerrë i pafajshëm për veprën penale të masakrës.për ta nxjerrë nga burgu do të miratohet një ligj i veçantë, i njohur pikërisht si ligji Valpreda, që do të lejojë lirinë e përkohshme edhe për krimet më të rënda dhe do t’i hapë rrugën reformës dhe reduktimit të ndjeshëm të burgosjes paraprake.

Policia është e bindur që e vetmja rrugë që duhet ndjekur është ajo e anarkisë, por që më 15 dhjetor në Padova, Guido Lorenzon, sekretar i një seksioni të DC-së, tregon, në fillim një avokati e të nesërmen prokurorit Pietro Calogero, që më 13 dhjetor ka biseduar me mikun e tij të vjetër Giovanni Ventura dhe mes të tjerash ky i ka dhënë informacione shumë të detajuara mbi gjithë ç’kish ndodhur në Milano një ditë më parë, aq sa të linte të kuptoje se mund të kishte gisht në masakër; më parë vetë Ventura i kishte rrëfyer se merrte pjesë në një organizatë klandestine që organizonte një grusht shteti me qëllim që të ndinte një regjim të frymëzuar nga Republika e Salosë. Masakra e Milanos e bind Lorenzonin që nuk është më koha të heshtë dhe fillon të bashkëpunojë me drejtësinë: duke vazhduar të frekuentojë Venturan, brenda disa javëve, ai do t’i japë Calogeros shenja të qëndrueshme provash kundër neofashistit padovan dhe një miku të tij, Franco Freda, avokat në Padova i njohur në të gjithë krahinën për idetë e tij neonaziste.

Do të jenë të shumtë neofashistët që për arsye të ndryshme do të përfshihen mes të hetuarve për masakrën e sheshit Fontana, përveç dy të sipërpërmendurve: nga Merlino, i infiltruar në organizata anarkike, deri te Marco Pozzan. Por gjatë hetimeve do të dalin, dhe ky është aspekti më shqetësues i të gjithë kësaj historie të poshtër dhe dramatike, emrat njerëzish të lidhur me shërbimet sekrete italiane, deri në atë pikë sa, për herë të parë, përsa i përket sheshit Fontana, do të krijohet termi “masakër shteti”.

Personat në fjalë janë Gianadelio Maletti, Antonio Labruna dhe Guido Giannettini: i pari është përgjegjës i një prej zyrave të SID-it (Shërbimi informativ i mbrojtjes) nga viti 1971 deri më 1974: i akuzuar për favorizim në lidhje me arratisjen e Giannettinit dhe për tentativën e arratisjes së Venturas. Në vitin 2000 do të lëshojë një intervistë interesante për të përditshmen “La Repubblica”: “CIA donte të mundësonte, përmes rilindjes së një nacionalizmi të egërsuar dhe me ndihmesën e të djathtës ekstreme […], ndaljen e rrëshqitjes së përgjithshme majtas. Kjo është premisa bazë e strategjisë së tensionit. […] Shërbimet sekrete nuk ishin në dijeni të të gjithë planit amerikan, por i lanë të vepronin. […] Pushteti politik, që është e pamundur të mos dinte gjë, nuk na ka dhënë asnjëherë direktiva. Përgjegjësia e vërtetë politike në strategjinë e tensionit është që asnjë nuk ka marrë ndonjëherë një vendim, asnjë figurë politike nuk ka folur apo vepruar politikisht”.

Edhe Labruna bën pjesë në SID dhe bashkë me Malettin u akuzua për favorizim; emri i tij do të jetë edhe mes të regjistruarve në lozhën P2.

Giannettini është gazetar i djathtë, edhe ky i lidhur me shërbimet sekrete. Me Fredan, Venturan dhe Pozzanin do të dënohet në shkallë të parë në shkurt të vitit 1979 si përgjegjës për masakrën e sheshit Fontana; në të njëjtin proces Labruna e Maletti do të dënohen me 2 dhe 4 vjet për ndihmën e dhënë në largimin klandestin të Giannettinit nga Italia.

Gjyqi i apelit do të nxjerrë të pafajshëm të gjithë të pandehurit për mungesë provash, por gjykata e Lartëhedh poshtë këtë sentencë dhe urdhëron hapjen e një procesi të ri, me përjashtim të Guido Giannettinit, sentenca për të cilin do të quhet e paapelueshme dhe që nga ai çast ai do të dalë nga historia e proceseve për masakrën e sheshit Fontana; proceset do të ndjekin njëri-tjetrin në vite, por asnjërin prej tyre nuk është arritur të gjehet se kush ka vënë materialisht bombën në bankën e bujqësisë dhe nga kush e mori këtë urdhër.

Një senator demokristian, një nga “baballarët e atdheut” (përpiluesit e Kushtetutës italiane), Paolo Emilio Taviani, i pyetur nga Komisioni mbi Masakrat i Parlamentit, ka deklaruar: “Ju nuk do të kuptoni asgjë nga masakra e sheshit Fontananëse nuk niseni nga premisa që bomba duhet të shpërthente kur banka të ishte mbyllur. Siç ndodhi për bombat e tjera të 12 dhjetorit. Sepse – shton Taviani – nuk mund ta besoj që një kolonel i mundshëm (por ‘i mundshëm’ e saktësoi gjatë korrigjimit të akt-verbalit) të ketë dhënë urdhrin për të vrarë gjithë ata italianë”.

“Origjina jonë”{br}Zafina Vasa në Antrodoko, krah Lin Delisë

110 mijë euro për ish rojen e stadiumit të Barit të gushtit 1991