Udhëzimet e Ministrisë së Universitetit për vitin e ardhshëm akademik. Për ata që jetojnë jashtë Italisë, kërkesat duhen paraqitur brenda muajit prill
Romë, 23 prill 2013 – Me qarkoren nr. 2597 të 18 prillit 2013, ministria e Brendshme përhap një komunikatë të Ministrisë së Arsimit, Universitetit dhe të Kërkimit shkencor me udhëzimet për pranimin e mjekëve të huaj në shkollat e specializimit në vitin 2013/2014.
Qytetarët jokomunitarë që pranohen në konkurs me të njëjtat kushte me italianët janë ata që rezultojnë rezidentë në Itali dhe janë titullarë të një lejeje qëndrimi për motive pune, motive familjare, strehim politik, mbrojtje humanitare apo për motive familjare, ashtu si edhe të gjithë të huajt që kanë qëndrim të rregullt në Itali dhe kanë një diplomë (italiane apo të barazvlefshme) e një autorizim italian për të punuar (abilitazione) dhe që u është njohur diploma për të ushtruar profesionin.
Në rastin e qytetarëve komunitarë mjekë, ata mund të marrin pjesë në konkurs në të njëjtat kushte si italianët, pra vetëm nësekanë një diplomë shkolle të lartë dhe një autorizim për të ushtruar profesionin (abilitazione) të njohur nga ministria e Shëndetësisë.
Kujdes! Shtetasit e huaj rezidentë jashtë Italisë që dëshirojnë të regjistrohen në kurset e specializimit duhet të paraqesin kërkesën brenda 30 prillit 2013 pranë përfaqësisë konsullore italiane.