in

Mladiç, sot përpara gjykatës së Hagës

Europarlamentari legist Borghezio: “Për mua Mladiç është patriot”

“Nuk kam parë prova dhe për mua Mladiç është patriot”. Kështu është shprehur në një intervistë për Radio 24 eurodeputeti i Legës Mario Borghezio. Eksponenti politik habiti kur tha se “Akuzat ndaj Ratko Mladiç janë politike dhe se do ishte mirë që të bëhej një gjyq i ekuilibruar, por në Gjykatën e Hagës unë kam një besim pak mbi zeron”.

Borghezio deklaroi më pas se “Serbët mund të kishin ndalur depërtimin e islamizmit në Evropë, por nuk i lanë. E po flas për të gjithë serbët, përfshirë Mladiç. Unë gjithsesi do shkoj ta takoj, kudo që të ndodhet ai”.

 

 

Piacenza. Dritan Malko në grevë urie. “Po na rrëmbejnë të ardhmen”

Kosovë – Serbi 2-0