Nuk gjen rast më të mirë se ai kur flitet për shtetësinë e bijve të emigrantëve, për t’u ngjitur në podium fëmija 3-4 vjeç, bir emigrantësh nga Briri i Afrikës
Gjatë debatit të grupeve parlamentare mbi ndryshimin e ligjit për dhënien e shtetësisë italiane fëmijëve të emigrantëve, që do të trajtohet në fund të muajit nga Parlamenti, serioziteti i deputetëve u kris nga prania e një fëmije. Ndërsa po fliste Nichi Vendola, governatori i Puglies dhe leader i Sel (Sinistra Ecologia e Libertà – E Majta Ekologji dhe Liri), një fëmijë 3-4 vjeç, që ndodhej në sallë me prindërit për të ndjekur seancën, hipi në podium dhe kërkoi të flasë. Gianfranco Fini, kryetar i Dhomës së Deputetëve dhe një ndër partizanët e ndryshimit të ligjit në favor të fëmijëve të emigrantëve, fillimisht komenton duke qeshur “Ky është rinimi italian”. I nxitur nga deputetët fëmijë thotë diçka të pakuptueshme në mikrofon, ndërsa Nichi Vendola komenton: “Do ia kisha lënë me shumë dëshirë fjalën”.
Vogëlushi, me origjinë nga Briri i Afrikës, ndoshta do të kishte paraqitur ndonjë propozim të vyer mbi ndryshimin e ligjit, sepse me këtë ligj atij do t’i duhet të përballet kur të jetë më i madh. E ndoshta atëherë vështirë se do t’i jepet e drejta e fjalës në mbledhjen e deputeteve.
Shiko ketu videon me djalin e vogel mbi podium