in

Nga 26 tetori fluturim i ri Genova-Tirana

Me Blu Express, dy herë në javë

Romë, 29 shtator 2014 – Një tjetër aeroport italian do të ketë sërish fluturime të drejtpërdrejta drejt dhe nga Tirana. Është ai i Genovas që nga 26 tetori do të ketë dy fluturime në javë të siguruara nga Blue Panorama, shoqëria italiane e fluturimeve loë cost Blu Express.

Fluturimet do të jenë të mërkurë e të diel, me nisje nga Rinasi në orën 12:15 dhe mbërritje në Genova në orën 14:10 dhe në kthim, nisje nga aeroporti i Ligurias në orën 14:45 dhe mbërritje në Rinas në orën 16:30. Sipas kompanisë, biletat për këto fluturime do të nisin nga 43,50 euro.

Blue Panorama ishte e para kompani që me falimentimin e Belle Air-it rreth një vit më parë “trashëgoi” pasagjerët e kësaj të fundit. Genova do të jetë aeroporti i nëntë italian që kompania Blue Panorama lidh me Shqipërinë. Të tjerët janë Milano Malpensa, Bergamo Orio al Serio, Roma Fiumicino, Venezia, Verona, Bologna, Pisa dhe Ancona.

Veç linjës së re Genova-Tirna, Blue Panorama paralajmëron edhe inensifikimin e fluturimeve nga dhe për aeroportet e ndryshme për periudhën festive, nga 15 dhjetori 2014 deri më 15 janar 2015.

Shqiptari i Italisë
(Ndiqni Shqiptariiitalise.com edhe në Facebook dhe Twitter)

Cittadinanza italiana. Renzi: “Faremo la riforma, italiani dopo un ciclo scolastico”

Genova. Vrau të shoqen me thikë: “Mendoja se më tradhtonte sepse nxehej me fëmijët”