Mbajtja e muajit të agjërimit, purifikimit dhe lutjeve, një nga pesë shtyllat e nga shtyllat e fesë myslimane. UAMI uron të gjithë besimtarët myslimanë shqiptarë
Romë, 6 qershor 2016 – Ka nisur sot Ramazani, muaji i nëntë i kalendarit islamik gjatë të cilit, sipas myslimanëve, profeti Muhamet mori Kuranin nga kryengjëlli Gabriel.
“Me rastin e ardhjes sё muajit tё madhёrueshёm tё Ramazanit, UAMI i pёrcjell urimet mё tё sinqerta gjithё besimtarёve muslimanё shqiptarё nё Itali dhe kudo nё botё. Qoftё ky njё muaj mёshire, faljeje dhe shpёtimi. – shkruan Bashkimi i Shqiptarëve Myslimanë në Itali, UAMI, në një komunikatë me të cilën kujton fillimin e muajit të Ramazanit – Zoti pranoftё sakrificёn dhe mundёsoftё nё kёtё muaj tё begatё bashkimin, vёllazёrimin dhe dashurinё midis myslimanёve shqiptarё nё Itali dhe kudo nё botё”.
Mbajtja e muajit të agjërimit është një nga shtyllat e fesë myslimane, bashkë me pelegrinazhin në Mekë, lëmoshën, ushtrimin e fesë dhe lutjet e përditshme. Para se dielli të lindë lejohet të hahet një vakt i lehtë (syfyr) e deri në darkë besimtarët nuk mund të fusin në gojë as ujë e as ushqim. Por bëhet përjashtim për të sëmurët, fëmijët, gratë shtatzëna apo që japin gji dhe të moshuarit që do të vinin në rrezik shëndetin po ta respektonin agjërimin. Gjatë gjithë muajit duhet pasur “një sjellje të mirë” pa mendime e veprime të këqija, pa marrëdhënie seksuale dhe pa vese si ai i duhanit. Me pak fjalë gjatë kësaj periudhe kërkohet të pastrohet trupi e shpirti.
Për të thyer agjërimin duhet pritur mbrëmja (me iftarin), kur me miq e familjarë hahet një vakt i bollshëm në atmosferë feste, i paraprirë nga një lutje e gjatë. Iftari i të premtes është më i rëndësishmi i javës e mbledh gjithë komunitetin e besimtarëve.
Myslimanët e Italisë janë rreth 1,6 milionë persona, kryesisht imigrantë (mes tyre edhe dhjetëra mijëra shqiptarë) e bijtë e tyre, por xhamitë italiane mjaftueshmërisht të mëdha ku ata të luten, numërohen me gishtat e dorës, ndaj shumica myslimanëve janë të detyruar të improvizojnë në vende besimi e faljesh garazhe e bodrume. Kush jeton në kryeqytet ka fatin të mund të mblidhet në Xhaminë e Madhe të Romës, kush “është pa fat” e jeton në Milano pret prej vitesh të ketë një strukturë të denjë për ta quajtur xhami e janë viktima të ligjeve lokale kundër xhamive që nuk respektojnë lirinë e besimit fetar të parashikuar nga Kushtetuta italiane.
Gëzuar Ramazanin të gjithë myslimanëve!