Pak orë pas betimit në Parlament, Presidenti Bujar Nishani ka dhënë edhe intervistën e tij të parë. Gjatë emisionit “Fakt” të gazetarit Çim Peka në Ufo TV
Emocioni i parë?
Çdo individ që do nderohej duke u bërë president, normale të ketë emocione. Përtej emocioneve njerëzore është ndjesia e përgjegjësisë që ndjen një persona në pozicionin e Presidentit. Që në këtë moment e deri në fund të mandatit do jetë i dominuar nga përgjegjshmëria më e madhe në raport me institucioni. Ndaj këto elementë ashtu sikurse e mbërthejnë presidentin fillon me përgjegjësinë.
Kontestimi i parë për ju nga publiku dhe opozita: Protokolli i Shtetit i hoqi fjalën Topit…
Garantoj opinionin publik se gjithçka rreth ceremonialit ka qenë një proces i ndërtuar nga stafi tranzitor i imi. Në bashkëpunim me Protokollin e Shtetit e stafin e Presidencës. S’ka pasur staf tjetër që të sugjeronte, por kanë qenë edhe disa propozimet e mia personale.
Për të mos përshëndetur Topi, ka qenë ide e juaja?
Ka qenë një sugjerim i Protokollit të Shtetit, të cilin unë por dhe Topi e ka mirëkuptuar. Kur flasim për inaugurim, flitet për të riun, i kushtohet presidentit të ri. S’ka pasur asnjë paragjykim, ka qenë dhe konform praktikës botërore. Por dhe Topi nuk ka pasur kundërreagim.
Po ndryshimi nga Pallati i Brigadave te Presidenca erdhi nga pamundësia juaj…?
Unë nuk kam asnjë pamundësi për të përballuar angazhimet e mija si president, i përballova dhe sot. Ka dy arsye, njëra zyrtare e tjetra njerëzore. Selia e Presidencës është selia zyrtare e presidentit në Shqipëri dhe kudo. Në të gjitha modelet që ne kemi patur të ndjekin, në Evropë dhe kudo, ceremonitë i kanë bërë në Presidencë. Pallati i Brigadave s’ka lidhje me presidentin. Njerëzore, duke iu referuar praktikës së pesë viteve më parë, duke pasur në konsideratë kushtet e motit kur u përgatit ceremonia, ditët e nxehta, vendosja e oborrit të Presidencës afronte një ambient më komod për të ftuarit.
Rama ishte pjesë në ceremoni, ju ka uruar…?
Vlerësoj pjesëmarrjen e të gjithë të ftuarve por dhe të kreut të opozitës. E shoh si vlerësim dhe respekt ndaj institucionit të Presidentit. Urim personal kam marrë sot nga Rama.
E keni menduar para gjashtë muajsh se do bëheshit kryetar shteti?
Nuk e kam menduar as një ditë përpara se të votohesha në Kuvend, jo më gjashtë muaj. Pasi u kërkuar një figurë jashtë politikës. Ne vajtëm për të votuar Hoxhën, rrethanat erdhën të tilla që mu ofrua ky nder në emër të mazhorancës nga kryetarët e partive të mazhorancës dhe natyrisht që brenda kohës së shkurtër për të marrë mendim u dominova nga pozitiviteti.
Cili ishte qëndrimi i Metës dhe kush e bëri propozimin për ju …?
Nuk kam identifikuar asnjë qëndrim të Metës diferencues ndaj kandidatëve por vetëm parimore. Ka qenë një njoftim i Berishës për tu takuar, në zyrë kanë qenë dhe krerët e partive aleate, dhe më komunikuan që kishin menduar që kandidatura e mazhorancës të isha unë, pas tërheqjes së Hoxhës.
Thuhet se Berisha ka kërcënuar grupin se nëse nuk votohet Nishani shkohet në zgjedhje para kohe…?
Kushtetuta përcakton që në raundin e fundit shkohet me kandidatin e parafundit, pra nuk ka pasur shantazh. Kryeministri me të njëjtin qëndrim, korrekt e transparent që i është adresuar grupit parlamentar si në rastin e Hoxhës, ka thënë: Nishani është kandidatura jonë, jemi në raundin e katërt e nëse kemi rrjedhje të votave, do shkojmë në raundin e pestë e nëse dështojmë duhet të përgatitemi për zgjedhje të parakohshme. Ka qenë një shpjegim dhe një qëndrim politik. Ai nuk ka shantazhuar por ka kërkuar një kompaktësi politike ku kreu i mazhorancës i adresohej deputetëve, njëlloj si në rastin e adresimit për Hoxhën.
Topi ka ndërtuar një staf pa lidhje me PD, ju do të preferoni stafin politik apo ekspertët?
Nuk kam asnjë lloj konteksti, për të marrë njerëz politikë ose jo. Sekretari i Përgjithshëm do jetë Bardh Spahia, aktualisht zv.ministër Shëndetësie, Kasoruho për kulturën, Hasani këshilltar ligjor. Ata do jenë të angazhuar për administratën e Presidentit.
Berisha të ka propozuar gjë….?
Kam qenë ministër i Brendshëm e i Drejtësisë, kam qenë në kabinetin qeveritar. Kam treguar se nuk ka pasur asnjë sugjerim për asnjë nga bashkëpunëtorët e mi, pra as tani.
Ju thatë ‘Zoti me ndihmoftë!’, Topi falënderoi Berishën. Mbrëmë Topi kërkoi rotacion politik. Për ju kur do jetë përplasja e parë me Berishën?
Uroj të mos ketë. Shpresoj se nuk do të ketë, as me Berishën e as me politikan tjetër. Ndonjëherë kur kam ndjekur debatet politike, jam kundër promovimit të konfliktit mes institucioneve, pasi nuk promovohet kështu demokracia. Ka debate, diferenca, por s’ka pse ne na kënaq kur kemi konflikt institucionesh. Nëse vërtet mes institucioneve ka ndërhyrje reciproke, mosrespekt mes tyre, nuk besoj se konflikti duhet promovuar e të jetë shenje e vlerësimit dhe pozitivitetit. Unë do jem shumë i kënaqur që ta shoh qeverinë në realizim të detyrave të saj, por dhe një opozitë të shëndoshë.
Do ta vendosni Presidencën në funksion të së ardhmes politike pas përfundimit të mandatit, siç ndodhi me Topin?
Momentin e arritjes në postin e presidentit e kam konsideruar si kulmin e karrierës sime politike. Jam shumë i qartë në objektivat e mija që kam në tryezën e presidentit. Gjatë këtyre 5 viteve do punoj me mish e me shpirt për të bërë maksimumin për të vënë dy tre tulla në themelet e këtij investimi politik. Pas përfundimit të mandatit tim si President s’kam asnjë ide për politikë aktive.
Jeni i ri për t’u larguar nga politika pas mandatit të presidentit…
Natyrisht nuk do të rri jashtë debatit politik, por angazhim politik në ndonjë forcë politike nuk do ketë më. Kam ikur nga PD nuk shoh asnjë hyrje tjetër.
Keni qenë dëshmitar i përplasjes mes ekzekutivit e presidencës?
Tashmë jam President, dhe për sa kohë do jem në këtë post nuk do të komentoj qëndrimin e asnjë presidenti. Komentet janë atribut për analistët dhe opinionin. Presidenti nuk hyn në qëndrimet dhe sjelljet e paraardhëseve dhe të krerëve të politikës.
Cilin nga ish-dekretet e kthyera mbrapsht nga Topi do dekretonit?
Ligjin për Lustracionin do ta kisha dekretuar.
Do kemi një kryetar shteti president apo njërin nga ambasadorët e rëndësishëm. Paraardhësit kanë pranuar se s’kanë qenë të pavarur?
Unë i kam ndjekur me vëmendje qëndrimet e përfaqësuesve miq të Shqipërisë, qoftë të SHBA, BE e OSBE. I gjykoj si qëndrime dashamirëse për të nxitur zhvillimin pozitiv e për të sjellë dhe eksperienca pozitive të miqve dhe partnerëve tanë. Nuk kemi pse paragjykojmë, për më tepër që Shqipëria si në të gjitha vendet e tjera në rrugën e saj të gjatë në BE, ka nevojë për partnerët, eksperiencat më të mira të tyre. Sugjerimet tyre janë pozitive. Presidenti i vendit do të jetë presidenti i vendit, këtë do ta shohin qytetarët shqiptarë. Ka rëndësi ruajtja e integritetit institucional por bashkëpunimi është i rëndësishëm për ne.
Do jetë Arvizu president i Shqipëri…?
Përderisa s’i kam parë me këtë sy, s’kam këtë pritshmëri se do të ndodhë.
Arvizu ditën e votimit tuaj ka preferuar të jetë në kafe…?
Nga ambasadori kam marrë mesazh miqësor përpara votimit, ku më uronte fat dhe konfirmonte miqësinë e SHBA. Kam marrë mesazh urimi nga Klinton në emër të qeverisë amerikane, nga Reeker si dhe vetë ambasada e SHBA. Pra ka qenë vlerësim dashamirës, ashtu sikurse jam uruar dhe nga Barrosso, presidentët e BE etj.
Topi e filloi presidencën në Kosovë dhe e mbylli po aty. Po ju?
Vlerësoj shumë paraardhësin për vizitat në Kosovë, shpresoj që dhe vizita ime e parë të jetë atje. Patriotizmi duhet promovuar. Eshtë shenjë respekti për sakrificat e shqiptarëve të Kosovës.
Integrimi, do ndikojë Nishani për uljen në tryezë të partive?
Duhet uruar që të ulen e mendoj se problemi më madhor është integrimi. Unë do mbështesja, do afroja gjithë kontributin tim, që jo vetëm të qëndrojnë aktorët politikë në tavolinë, por do kem dhe angazhime konkrete.
Ina Ramës i mbaron mandati, keni kompetenca të propozoni. Por dhe për kreun e SHISH. Do jeni në gjendje të përballoni mazhorancat?
Ata janë në detyrat e tyre dhe duhen mbështetur. Jam kundër diskutimit nëse do jetë iks person këto kohë ose jo këtë nuk e bëj. Duhen inkurajuar për përmbushjen e detyrave. Por këto vendime do të vijnë në kohën e duhur e unë s’do të paragjykoj, por në parim them që zgjedhja e Kryeprokurorit është kompetencë e Presidentit. Por do diskutohet me grupet parlamentare pasi miratimi bëhet në Kuvend.
Aludohet se vota pro jush ka qenë që mazhoranca do të pranonte një propozim nga LSI për kryeprokurorin. Ka një pazar të tillë?
Nuk ka pasur dhe nuk ka asnjë lloj “marrëveshje” apo kusht të tillë, as s’është përmendur e diskutuar emri i prokurorit as nga LSI e as nga PD. Në pari, zgjedhja e prokurorit është kompetencë e Presidentit.
Po kreu i SHISH…?
Presidenti as emëron e as shkarkon kreun e SHISH, është kompetencë e Kryeministrit.
Në rast se mazhoranca e kërkon shkarkimin, ju do ta pengoni?
Unë nuk mund të paragjykoj tashmë, kur kemi një drejtor të SHISH, se çfarë ne do aludojmë për një veprim të kryeministrit në një moment të caktuar.
Kreu i SHIU-t ka përgjuar opozitën dhe ambasadorët…?
Unë jam president nga ora 18.30 dhe s’kam pasur mundësi të marr informacione. Nuk besoj se sistemi ynë, shteti dhe institucionet tona të kryejnë veprime të tilla antikushtetuese. Por Shqipëria i ka gjithë mekanizmat për të hetuar nëse të tilla pretendime qëndrojnë ose jo. Pra nuk besoj të kryhen veprime të tilla.
Në rast se kërkoheni në Kuvend në seancë dëgjimore, do refuzoni?
Në stilin tim të punës jam i hapur dhe s’kam droje të komunikoj, por në çdo hap do të konsultohem me Kushtetutën. Por presidenti bashkë me Kuvendin duhet të nisë hartimin e një ligji organik për Presidentin, pasi ende nuk e kemi.
Kemi një KLD pa nënkryetar. Drejtësia është sistemi më i korruptuar?
Në fushën e reformave në sistemin e drejtësisë, presidenti ka një përgjegjësi të drejtpërdrejtë. Angazhimi im do jetë për reformën në drejtësi. Në bashkëpunim me gjyqtarët etj, besoj se një nga hallkat kryesore do të jetë përpjekja për të krijuar një sistem drejtësie të vlerësuar. Përzgjedhja e kandidatëve për në Gjykatën e lartë do të bëhet në bazë të kontributit. Korrupsioni është në gjyqësor, ka dhe gjyqtarë të korruptuar. Por ka edhe gjyqtarë dhe prokurorë të shkëlqyer.
Nënkryetarin e KLD do ta keni nga Parlamenti…?
Kam qenë anëtar i KLD kur isha ministër Drejtësie. Nënkryetari i KLD është drejtuesi administrativ.