in

Një ekspozitë rrëfen rolin e arbëreshëve në Bashkimin e Italisë

Për 150-vjetorin e Bashkimit të Italisë, një ekspozitë që kujton rëndësinë e italo-shqiptarëve në historinë italiane

Romë, 8 shtator 2010 – Pas suksesit në Pulja dhe në provincën e Tarantos, Ekspozita “Arbereshe e Unità d’Italia. Cultura e civiltà di un popolo. Tra identità Nazionale e Risorgimento”, dedikuar marrëdhënieve mes Kulturës italo-shqiptare dhe Bashkimit të Italisë, do të hapet në dhjetor edhe në Romë, në selinë e Sindikatës Libero të shkrimtarëve italianë.
Ekspozita është një rrugëtim që shkon nga Skënderbeu te Francesco Crispi dhe prek historinë e Italisë para dhe pas Bashkimit, duke rrëfyer rolin e “kulturave të tjera” për të kuptuar gjuhët dhe traditat, elemente antropologjike dhe aspektet letrare.

Kuratori shkencor, profesori Pierfranco Bruni, shpjegon për stranieriinitalia.it që qëllimi i ekspozitës është njohja më e thellë e rolit të burrave të shtetit italo-shqiptarë që kanë dhënë kontributin e tyre në politikën që çoi drejt Bashkimit të Italisë, si Crispi. “Takimi i dhjetorit në Romë – vazhdon Bruni – ka për qëllim të kthejë vëmendjen mbi rëndësinë e prurjeve, jo vetëm si numër, të arbëreshëve në procesin e unifikimit të Italisë por edhe funksionin e rëndësishëm institucional që ata kanë pasur, që në ekspozitë kujtohet përmes etapave historike që shkojnë nga Cripsi deri te më të fundit Cassini e Mortali që kanë kontribuuar në rritjen politike të Italisë”.

Ekspozita, nënvizon Bruni “është një rrugëtim e përbëra nga panele që rrëfejnë në pesë aspekte karakteristikat e traditave arbëreshe: histori, letërsi, art, muzikë dhe traditë. Praktikisht ekspozita është një tregim në panele, një rrugëtim përmes kodeve të historisë dhe të traditës në një kuadër më të gjerë që përshkon qytetërimin e një populli gjatë viteve që kanë karakterizuar Bashkimin e Italisë”.
Ekspozita është pjesë përbërëse e një projekti të gjerë që ka të bëjë me nxjerrjen në pah të pasurisë historike, artistike, letrare të minorancave etnike, të promovuar nga ministria e Kulturës. Projekti, i nisur katër vjet më parë, ka korrur sukses e pjesëmarrje të gjerë jo vetëm në brendësi të komuniteteve arbëreshe lokale por nga ngjallur interes ndërkombëtar duke bërë të mundur shëtitjen e ekspozitës nga Cosenza në Romë e deri në Strasburg, për të nënvizuar rëndësinë e pasurisë kulturore të komuniteteve që janë të larmishme jo vetëm në aspektin gjuhësor por edhe në atë historik.

Marco Iorio

Integrimi në Rumani, mes të kaluarës dhe modernizmit / 2

Roma dhe Birra Korça