in

Papa në Shqipëri. Masat “top secret” për mbrojtjen e tij

Institucionet shqiptare të sigurisë janë në gatishmërinë maksimale e kanë angazhuar një numër rekord punonjësish që do të garantojnë mbarëvajtjen, në mbështetje të tyre edhe 100 agjentë të shërbimeve sekrete të Vatikanit e Italisë janë tashmë në Shqipëri. Masat e sigurisë janë pak a shumë të ngjashme me ato të marra në vitin 2010 për vizitën e ish presidentit amerikan George Bush. Ja disa nga informacionet që jep portali Lapsi.al:

Plani top sekret i Vatikanit

Prej ditësh, në pikat kufitare, ajrore, tokësore dhe detare, janë skanuar hyrje- daljet e personave që mbaheshin nën vëzhgim, nga ku rezulton se situata është nën kontroll. Tarracat e pallateve përgjatë gjithë bulevardeve kryesore janë nën vëzhgim të rreptë ashtu si edhe katet me rreze pamore për nga altari. Lajmi mësohet nga burime të institucioneve të sigurisë, të cilat konfirmojnë gjithashtu se plani top sekret përfshin një strategji të ngjashme si me vizitën e ish-presidentit amerikan George Bush, në vitin 2010.

Rreth 100 oficerë dhe agjentë të Vatikanit dhe Italisë, tashmë kanë vendosur pikat e kontaktit, duke instaluar edhe metodikën e vëzhgimit, kontrollit dhe mbledhjes së informacionit. Një element përbërës, që burimet e pohuan, është ai i lëvizjes së agjentëve civilë me mjete të ndryshme (kryesisht taksi), nëpër të gjitha akset që lidhin rrugët me bulevardin kryesor, duke grumbulluar të dhëna rreth personave, fakteve apo rrethanave të caktuara, të cilat përcillen për t’u analizuar në selinë qendrore të shtetit të Vatikanit. Në Romë, për llogari të Selisë së Shenjtë përfshihen disa shërbime sigurie, ku spikat xhandarmëria zvicerane, por aktivizohen edhe Jezuitët, Kalorësit e Maltës, Opus Dei, etj. Nga të dhënat e deritanishme nuk rezulton rrezik për mbarëvajtjen e kësaj vizite.

Për më shumë, lexo edhe:
Ja masat “top secret” për mbrojtjen e Papës (Lapsi.al)

Papa Françesku në Shqipëri. Ja masat e sigurisë së ministrisë së Brendshme dhe të policisë

 

Atentati në Milano. I arrestuari është Kastriot Zhuba, i kërkuar në Shqipëri për tre vrasje

I gjori rilindës Kostandin Kristoforidhi