in

Patronati Acli i Firences, sportel të posaçëm pensionesh për shqiptarët

Acli e Firences ka hapur një sportel të veçantë ku emigrantët shqiptarë mund të interesohen për pensionet e sigurimet shoqërore. Projekt pilot i bashkëpunimit Shqipëri Itali.

Romë, 8 maj 2012 – Çdo të premte, emigrantët shqiptarë do të kenë në dispozicion një sportel të posaçëm të Patronatit Acli në Firence për çështje që kanë të bëjnë me pensionet e sigurimet shoqërore. Sporteli, përveç informacioneve të zakonshme mbi aspekte të ndryshme lidhur me punën, rrogën e sigurimet shoqërore në Itali, ofrimin e asistencës për lejet e qëndrimit, do të kryejë edhe disa praktika të ISSH-së, institutit të sigurimeve shoqërore shqiptare. Të gjithë shqiptarët që jetojnë e punojnë në Itali mund t’i drejtohen këtij sporteli për të marrë informacione mbi kontributet që kanë derdhur në Shqipëri dhe për derdhjet e kontributeve vullnetare.

Patronati do të përcjellë kërkesat e shqiptarëve mbi vjetërsinë në punë e derdhjet e kontributeve përkatëse – të përpiluara në formularë të posaçëm në shqip e italisht – në rrugë telematike ISSh-së në Shqipëri.

Orari i pritjes së sportelit Acli në rrugën Belfiore nr. 4 të Firences është çdo të premte nga ora 13.30 deri në orën 17.30. Telefoni: 055357824.

Lexo edhe:
ISSh-ACLI, bashkëpunim Itali-Shqipëri në fushën sociale

Parodia e re mbi diplomën shqiptare të Renzo Bossit

28 filma në 60 vjetorin e lindjes për kompozitorin Haig Zacharian