in

“Pazza idea” me protagonistë dy të rinj shqiptarë, në kinematë italine

Më 28 gusht mbërrin në sallat e kinemave italiane filmi i regjisorit grek Panos H. Koutras që ka në qendër historinë e Danit dhe te Odhisesë, dy të rinj shqiptarë, të luajtur nga aktorët Konstandin Nikuli dhe Niko Ngjela, që pas vdekjes së nënës së tyre shqiptare, nisin një udhëtim nëpër Greqi në kërkim të babait grek.

Produksion franko-belgo-grek, filmi u paraqit në seksionin Un Certain regard në edicionin e fundit të festivalit të Kanës ku u prit me shumë duartrokitje.

Në versionin origjinal filmi quhet Xenia, që do të thotë mikpritje, italisht “Pazza idea” nga një këngë e Patty Pravos, repertori i të cilës është shumë i pranishëm në film. Është një komedi familjare në të cilën rrëfehet historia në Greqi e dy vëllezërve Dani, 16 vjeç, dhe Odhisea, 18 vjeç, me nënë shqiptare e baba grek. Nga e shkuara e djemve mësohet se e ëma ka ardhur në Greqi në vitin 1992, këtu është bërë këngëtare, është njohur me një grek e pasi është bërë me dy fëmijë, Dani dhe Odhisea, është braktisur nga i shoqi. Pas vdekjes së saj, Dani dëshiron ta gjejë me çdo kusht babain, në mënyrë që t’i njohë si bijtë e tij e të rinjtë të marrin shtetësinë greke e të mos jetojnë me frikën e dëbimit, edhe pse vëllezërit janë të linur e rritur në Greqi. Nga Kreta shkon në Athinë ku gjendet i vëllai, Odhisea, e të dy bashkë vihen në kërkim të të atit.

Edhe pse vëllezër, djemtë janë shumë të ndryshëm nga njëri tjetri, Odhisea është serioz e mundohet të bëjë një jetë sa më normale, i vogli, homoseksual që nuk e fsheh aspak, është i hedhur, vishet në mënyrë ekstravagante e lyen flokët. I bashkon pasioni për këngëtaren italiane Patty Pravo (ja edhe pse-ja e titullit të zgjedhur për versionin italian), pasion që kanë trashëguar nga e ëma. Por seriozi Odhise ka trashëguar edhe talentin e të kënduarit edhe pse nuk beson se mund të çajë në jetë e të. Është Dani ai që e shtyn të marrë pjesë në audicionet për një talent shoë.

Kështu nis pak a shumë udhëtimi plot surpriza i të rinjve shqiptarë nëpër Greqi, gjatë të cilit regjisori mundohet të japë veç dramës familjare edhe situatën aktuale të Vendit, mes krizës ekonomike dhe asaj sociale, mes mikpritjes dhe racizmit ndaj homoseksualëve dhe të huajve.

Dy të rinjtë shqiptarë protagonistë janë vlerësuar shumë nga kritika. Qoftë Konstandino Nikuli, 19-vjeçar nga Saranda, qoftë Niko Ngjela, 22 vjeç nga Tirana, veshin më së miri petkat e personazheve që luajnë. Konstandini jep njëherësh, paturpësinë dhe dobësitë, zemërimin dhe dorëzimin, homoseksualin e papërmbajtshëm plot gjallëri por edhe djalin e dëshpëruar, tipare që e bëjnë personazhin e Danit simpatik për publikun. Është ai boshti që mban filmin. Niko në rolin e Odhisesë jep evolucionin e djalit të përmbajtur që dalëngadalë,  gjatë përballjes e grindjeve me të vëllanë kaq të ndryshëm nga vetja, ndryshon e afrohet më shumë me të.

“Xenia” apo “Pazza Idea” ndoshta nuk është kryevepër, por është një film i thjeshtë që ndiqet me kënaqësi. Më 28 gusht mbërrin në sallat e kinemave italiane.

23 anni fa Vlora sbarcava a Bari con i 20mila in cerca di “Lamerica”

Lind SHEKM, për një kulturë të re në informimin e shoqërisë