Arrestohet në Nettuno një shqiptar 59 vjeç për tentativë vrasjeje të dy personave, të të shoqes dhe të një të moshuari 77-vjeçar për të cilin gruaja punonte
Romë, 9 nëntor 2011 – I luajtur mendsh nga xhelozia një shqiptar 59 vjeç ka qëlluar me sqepar të shoqen dhe të moshurin 77 vjeç për të cilin gruaja punonte si bashkëpunëtore familjare. 59 vjeçari ishte i bindur se mes të shoqes dhe të moshuarit kishte lindur një histori dashurie, ndaj edhe i ka sulmuar ndërsa e shoqja po shoqëronte të moshuarin në shtëpi. Ngjarja ka ndodhur të hënën në darkë, në Nettuno të provincës së Romës.
Kur i ka parë të dy bashkë, shqiptari ka humbur arsyen, ka marrë në dorë një sqepar dhe i ka sulmuar: fillimisht të moshuarin pastaj të shoqen. I moshuari tani gjendet i shtruar në spital në gjendje të rëndë, me një plagë të thelle në pjesën e majtë të ballit, ndërsa e shoqja ka qenë me fat, është vrarë lehtë sepse nuk është goditur me pjesën e hekurt të sqeparit.
59-vjeçari është arrestuar nga karabinierët dhe tani është mbyllur në burgun e Velletrit.