in

Përfshirja italiane në bombardime ndez polemikat në qeveri

Ndërsa Shqipëria vendos të vërë në dispozicion aeroportet dhe portet e vendit pa shkaktuar asnjë debat të brendshëm

Intensifikohet përfshirja italiane në luftën në Libi. Fillimisht Italia u hapi bazat e saj forcave të koalicionnit ndërombëtar që po godet regjimin e Gedafit, por avionët italianë kanë marrë pjesë vetëm në operacione kontrollimi.

Më pas qeveria vendosi t’u nisë rebelëve këshilltarë ushtarakë. Dhe së fundi, Italia vendosi të marrë pjesë në mënyrë aktive me avionët e saj në bombardime. Ky vendim i fundit, i lajmëruar papritur nga Silvio Berluskoni, krijoi tension të lartë në gjirin e qeverisë, për shkak të kundërshtimit të Legës, një nga forcat e mazhorancës.

Në qendër të polemikave janë edhe pasojat që përfshirja ushtarake ka mbi ardhjet e refugjatëve nga Libia në Itali. Në qeveri bashkëjetojnë dy vlerësime të kundërta. Sipas ministrit të Jashtëm Franco Frattini, duke goditur më ashpër Gedafin do të arrihet të frenohen edhe flukset e refugjatëve. Për ministrin e Brendshëm Roberto Maroni, legist, nëse shtohen bombat do të shtohen edhe refugjatët.

Më 29 prill, gjatë punimeve të Konferencës për Libinë që u mbajt në Londër, zv.Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Haxhinasto, deklaroi që Shqipëria do t’i bashkohet komunitetit ndërkombëtar në vendosmërinë për të zbatuar Rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së mbi Libinë. Haxhinasto garantoi për angazhimin e plotë të vendit në këtë kuadër. Po ashtu, ai u shpreh se Shqipëria, si vend anëtar i NATO-s, është e gatshme që të ofrojë portet dhe aeroportet si dhe hapësirën ajrore dhe detare për nevojat e veprimeve ushtarake të Aleancës, apo për qëllime humanitare që kanë të bëjnë me situatën dhe zhvillimet në Libi.

Brindisi, marzo 1991

Mos kini frikë – Grand Hotel Albania / 5

Ndërrohen targat e motoçikletave 50 kubikëshe