in

Përurohet Konsullata e Nderit e Republikës së Shqipërisë në Ancona

Për avokatin Matteo Rossi, të emëruar Konsull Nderi të Shqipërisë për Marche, “detyra e besuar është nder dhe në të njëjtën kohë mbart përgjegjësi”, të cilat ai angazhohet t’i përmbushë sa më mirë

Në datën 12 dhjetor 2011, me praninë e Ambasadorit Llesh Kola, u zhvillua në Ankona ceremonia për përurimin dhe fillimin e veprimtarisë së Konsullatës së Nderit të Republikës së Shqipërisë në Krahinwn Marche, me konsull Nderi avokatin Matteo Rossi.

“Kjo do të jetë një zyrë e re shërbimesh për marrëdhëniet italo-shqiptare dhe për qytetarët shqiptarë – ka thënë në përshëndetjen e tij Ambasadori Kola  – Marche është një rajon me rëndësi të veçantë për Shqipërinë. Marrëdhëniet me këtë rajon janë historike dhe tradicionale, por aktualisht ato janë intensifikuar edhe në kuadër të bashkëpunimit rajonal shumëpalësh, nën ombrellën e projekteve të Komisionit Evropian, të Eurorajonit dhe të Nismës Adriatiko-Joniane”.

Në Rajonin e Markeve – nënvizoi Ambasadori Kola – jetojnë më shumë se 22 mijë qytetarë shqiptarë, prej të cilëve më shumë se 5 mijë jetojnë në qytetin e Ankonës. Kjo përbën një nga arsyet pse kemi zgjedhur qytetin e Ankonës për të hapur një Konsullatë Nderi”.

 Ambasadori ka kujtuar rëndësinë që ka porti i Ankonës për transportin e njerëzve dhe të mallrave jo vetëm për shqiptarët nga Shqipëria por edhe nga Kosova, si edhe aeroporti i qytetit që është gjithashtu një pikë lidhjeje me këtë Rajon por edhe pikë kalimi”.

Në këtë kontekst, funksioni i Konsullatës së Nderit do të jetë i dyfishtë: së pari do të jetë një pikë referimi për Shqipërinë dhe institucionet rajonale dhe lokale italiane; së dyti, ajo do të shërbejë si një pikë referimi për të gjithë qytetarët shqiptarë.

Matteo Rossi, në fjalën e tij, shprehu falënderimet për autoritetet shqiptare për besimin e dhënë për postin e Konsullit të Nderit të RSH-së në Ankona. “Është një post që më nderon, dhe në të njëjtën kohë mbart përgjegjësi të cilat do të angazhohem t’i përmbush në mënyrën dhe formën e duhur”.

Më tej, ai vijoi me një prezantim të lidhjeve tradicionale të familjes së tij me Shqipërinë, duke përmendur me shumë kënaqësi nismat e babait të tij, ish-Drejtor spitali dhe mjek i njohur për të kuruar qytetarë shqiptarë, si edhe lidhjet e ngushta dhe bashkëpunimin që ka me Shqipërinë familja e  tij. Ai përmendi gjithashtu përvojën shumë pozitive gjatë vizitave të ndryshme që ka bërë në Shqipëri, si edhe gjatë bashkëpunimit me autoritetet shqiptare.

Në përfundim të fjalës së tij, Ambasadori Kola i dorëzoi Matteo Rossi-t Letrat Patente dhe Ekzekuaturën dhe u pre shiriti i zyrës së re të Konsullatës së Nderit, me adresë në Lungomare Luigi Vanvitelli.

Merrnin pjesë nw këtë përurim, Arqipeshku i qytetit të Ankonës, Imzot Edoardo Menichelli, Presidenti i Rajonit të Markeve Gian Mario Spacca, Admirali Giovanni Pettorino, Presidenti i Autoritetit të Portit të Ankonës Luciano Canepa, Sekretari i Përhershëm i Nismës Adriatiko-Joniane, Ambasadori Fabio Pigliapoco, përfaqësues së Bashkisë së Ankonës, të komunitetit shqiptar në Ankona dhe të ftuar të tjerë.

“Gërvisht e fito”. Milionerët e huaj të fatit vijnë nga Rumania e Shqipëria

Berisha: “Modeli ynë ekonomik nuk njeh krizë”