Blick ka fotografuar të shtunën një makinë të policisë së Zyrihut me flamurin shqiptar – FOTO
Edhe pse humbën, tifozët shqiptarë sidoqoftë kanë festuar lojën e mirë të skuadrës së zemrës në ndeshjen përballë Zvicrës, që shënoi edhe debutimin e Shqipërisë në një kompeticion kaq të lartë siç është Kampionati europian. Festa ka qenë veçanërisht e ndier në Zyrih, shkruan Blick, ku shqiptarët nga Kosova janë të shumtë.
Aty kanë qenë të shumtë ata që në Langstrasse kanë dalë në rrugë të gëzuar me flamuj e fanella kuqezi. Klima e qetë dhe e hareshme ka pasur edhe një episod të lezetshëm si ai i përcjellë nga e përditshmja zvicerane: pasi u kanë bërë urimet për fitoren, disa tifozë kuqezinj u kanë dhuruar një flamur shqiptar agjentëve të policisë e këta e kanë mbajtur për ca metra në makinë ndërsa vazhdonin patrullimin e qytetit, krejtësisht i panevojshëm falë klimës së ngrohtë e miqësore të krijuar nga tifozët.
Pse jo? “U treguan të gatshëm të bëhen pjesëmarrës në atmosferën festive të komunitetit” aprovoi gjestin e agjentëve zëdhënësi i policisë për Blick.