in

Presidenti i ri. Tërhiqet Zaganjori: “Opozita nuk ka besim tek unë”


Rama: “Të hapur për të gjetur një kandidaturë që duhet gjetur me dialog mes palëve”

“Ne jemi plotësisht të vullnetshëm të japim konsensusin për një kandidaturë që duhet identifikuar pa humbur kohë përmes dialogut mes të gjitha palëve”, tha sot, Kreu i PS-së, Edi Rama, i cili bëri thirrje njëkohësisht për vazhdimin e dialogut konstruktiv për zgjedhjen e presidentit,

pa kushte dhe paragjykime.

“Djegia e raundit të 3-të për zgjedhjen e presidentit pa konsensus, nuk ishte një ogur i mirë për raundin e katërt”. Por, sipas Ramës, “tërheqja e kandidatit jokonsensual rihap rrugën e konsensusit dhe i jep mundësinë opozitës të konfirmojë qëndrimin e vetë publik”.

Rama tha se, “janë absolutisht të gjitha mundësitë që zgjedhja e presidentit të ri të Republikës me konsensus të kthehet në një shprehje të fuqishme të aftësisë së Shqipërisë për të ecur përpara në kërkim të statusit të kandidatin për në BE”.

Kreu i PS-së, siguroi kryetarin e shumicës dhe aleatët e tij në koalicionin qeveritar se, opozita parlamentare në këtë proces ka vetëm një interes, interesin kombëtar në vigjilje të provimit të Shqipërisë në 12 tetor, në Bruksel për marrjen e statusit”.

“Ne kemi vetëm një qëllim, konsensusin për një kandidaturë që të marrë mbështetjen e gjithë Kuvendit të Shqipërisë. Kemi vetëm një kërkesë, dialogun konstruktiv pa parakushte e paragjykime mes palëve, për të identifikuar një kandidaturë konsensuale”, tha Rama.

Sipas tij, “vizioni i opozitës është të zgjedhim Presidentin e ri të Republikës me votat e qeverisë dhe opozitës, të hapim menjëherë bashkërisht procedurën për heqjen dhe kufizimin e imunitetit dhe të bëjmë kompromisin e nevojshëm për reformën parlamentare dhe atë zgjedhore”.

Gjithashtu, Rama kërkoi që qeveria dhe opozita t’i drejtohen familjes europiane para përfundimit të këtij sesioni parlamentar, për të kërkuar njëzëri që Shqipëria të marrë statusin e kandidatit në 12 tetor”.

“Vetëm të bashkuar në emër të interesit kombëtar ne mund t’ia dalim kësaj sfide të vështirë dhe komplekse që nis me zgjedhjen e Presidentit të Republikës. Ne jemi gati në çdo moment për tu përfshirë në çdo formë  komunikimi dhe dialogu mes palëve, që të kontribuojmë me të gjitha energjitë tona pozitive për kapërcimin e këtij momenti delikat. Çdo krizë është gjithnjë medalje me dy anë: nga njëra anë është futja e mëtejshme në spiralen e saj, nga ana tjetër mundësia e daljes në një rrugë të re. Ne duam të dytën dhe do të bëjmë gjithçka mundemi që kjo të ndodhë”, tha Rama.

Në debatin parlamentar mbi shtetësinë ndërhyn edhe një vogëlush me prindër nga Briri i Afrikës

Italia që arreston në Shqipëri