in

Presidenti i ri. Tërhiqet Zaganjori: “Opozita nuk ka besim tek unë”


Nano. Thirrje krerëve politikë që të mbështesin kandidaturën e tij

Kandidati i vetëshpallur për garën presidenciale, ish-kryeministri socialist, Fatos Nano shpreh trishtimin e tij që edhe raundi i tretë e humbi shansin për t’i dhënë Shqipërisë një President Republike me bashkëvendosjen dhe bashkëvotimin e të gjitha palëve politike të përfaqësuara në Kuvend.

Nëpërmjet një deklarate për mediat, ai shprehet se “kemi hyrë në zonën e rrezikimit serioz të Statusit të vendit kandidat për në BE. Por mbeten ende mundësi të pashfrytëzuara me atdhedashuri”.

Fatos Nano u bën thirrje Kryetarëve të partive politike të përfaqësuara në Kuvend, por edhe të gjithë deputetëve shqiptarë që ta dëshmojnë atdhedashurinë e tyre me dashuri vepronjëse, duke gjetur kurajën, vullnetin dhe maturinë për t’u dhënë shqiptarëve Presidentin më të mirë e më të denjë për ata.

Duke përshëndetur aktin e përgjegjshëm dhe atdhetar prej dinjitari shtetëror të zotit Xhezair Zaganjori  për tërheqjen nga kandidimi i propozuar për detyrën e Presidentit të Republikës, Nano i bën thirrje, e inkurajon Edi Ramën që së bashku me Grupin kuvendor të PS-së, por edhe me të gjithë përfaqësuesit politike në Kuvend, Kryetarët e Partive të tjera të Kuvendit, ta gjejnë konsensusin tek dhe me Fatos Nanon.

“Fatos Nano është i vendosur të jetë mirëbesues deri në momentin e fundit tek vullneti dhe mundësitë e Edi Ramës dhe i Deputetëve të PS-së, se së bashku do t’i japim zgjidhje ngërçit politik në Shqipëri duke mbështetur Fatos Nanon në kandidimin për President”, thuhet të deklaratën për shtyp.

Gjithashtu Nano, bën thirrje dhe e inkurajon Sali Berishën që së bashku të vazhdojnë bashkëpunimin dhe japin zgjidhje prej shtetarësh duke mos cenuar ekuilibrat dhe duke mos dëmtuar asnjë aktor apo faktor politik në Shqipëri. Sipas tij, marrëveshjet dhe bashkëpunimet mes shtetarëve janë për zgjidhje në të mirë të vendit e kurrsesi në dëm të aktorëve e faktorëve të tjerë politikë.

Më tej, Fatos Nano i bën thirrje Ilir Metës që të luajë rolin e tij të domosdoshëm pozitiv në këtë moment të rëndësishëm për vendin si dhe Edi Ramës, që të mos i shmanget garës dhe përfaqësimit, por së bashku ta bëjmë vendin të jetë krenar për historinë e Partisë Socialiste dhe të ardhmen e saj.

Në debatin parlamentar mbi shtetësinë ndërhyn edhe një vogëlush me prindër nga Briri i Afrikës

Italia që arreston në Shqipëri