Giorgio Napolitano, sot në vizitë zyrtare në Tiranë, po takon paradite presidentin dhe kryeministrin e Shqipërisë. Pasdite, takim me Metën dhe përshëndetje në Kuvend
Romë, 5 mars 2014 – Presidenti i Republikës Italiane, Giorgio Napolitano, është sot për një vizitë zyrtare në Tiranë, me ftesë të Presidentit Bujar Nishani. Ai do të nderohet me Dekoratën e Flamurit Kombëtar në një ceremoni që do të mbahet në 12.20 në Pallatin e Brigadave.
Agjenda e vizitës shtetërore të Presidentit italian ka nisur në orën 10:00 me ceremoninë e pritjes në Presidencë. Më pas me takimin me Presidentin Nishani dhe Napolitano, ndërsa rreth orës 11:10 pritet konferenca e përbashket e tyre.
Rreth orës 11.30 kreu i Shtetit italian do të pritet në takim nga kryeministri Edi Rama.
Gjatë qëndrimit në Tiranë, Giorgio Napolitano do të takohet dhe me kryetarin e Kuvendit, Ilir Meta, në orën 16.55 dhe rreth orës 17.05 të pasdites ai do t’i drejtohet parlamentit shqiptar me një fjalë përshëndetëse.
Kjo është vizita e parë Giorgio Napolitanos në kryeqytetin shqiptar si president i Italisë, e dyta mbas 17 vitesh, kur në vitin 1997 vizitoi Tiranën si Ministër i Brendshëm i qeverisë Prodi.
Vizita e fundit e një presidenti italian në Tiranë është e dhjetorit 2012. Carlo Azeglio Ciampi, asokohe në krye të shtetit italian, u takua në Shqipëri me presidentin Alfred Moisiu.