in

Provimet e pjekurisë. Ministria: “Lejeqëndrimi nuk nevojitet”

Rasti i nxënësit ukrainas në Milano që nuk u pranua në provim. Ndërhyn Ministria e Arsimit

Provimet e pjekurisë. Ministria: “Lejeqëndrimi nuk nevojitet”Romë, 14 qershor 2012 – Notat kaluese janë, por leja e qëndrimit jo. Dhe për këtë arsye instituti teknik shtetëror për veprimtaritë shoqërore “Giulio Natta” i Milanos nuk ka lejuar një nxënës ukrainas të hyjë në provimet e maturës.

Sipas këshillit të klasës, notat kaluese në të gjitha lëndët nuk mjaftojnë për mbajtjen e provimeve shtetërore të shkollës së mesme. Djali është 18 vjeç dhe mesa duket e ëma, të cilës i është refuzuar përtëritja e lejes së qëndrimit, është tashmë një emigrante e parregullt në Itali, duke i përcjellë këtë status edhe të birit.

“Ekziston e drejta e shkollimit, fakti që djali tani ka mbushur 18 vjeç nuk ndryshon asgjë:  kështu po e konsiderojnë një të rritur klandestin, mund edhe ta pranonin në provime me rezervë” ka komentuar ngjarjen Pippo Frisone i Cgil për shkollën. Është sipas përgjegjësit për imigracionin të Cisl –it milanez “shkollat zakonisht u lejojnë nxënësve të parregullt të hyjnë në provim, thjesht nuk u lëshojnë diplomën deri sa nxënësit të legalizojnë qëndrimin e tyre në Itali”.

Në anë të nxënësit është rreshtuar edhe Giuseppe Petralia, drejtor i drejtorisë së arsimit të Lombardisë: “Nuk i takon shkolis të luajë rolin e policit – ka deklaruar për Corriere della Sera – Djali ka ndjekur shkollën normalisht, ka kryer detyrat në klasë, është ngritur në mësim e ka notat mbi 6. Nuk e kuptoj pse duhet ndalur, e kemi për detyrë ta mbrojmë”.

Të të njëjtit mendim janë edhe në ministrinë e Arsimit që sapo lajmi bëri bujë kontaktoi zyrën krahinore të shkollimit për të kërkuar sqarime. Ministria, shkruante Corriere.it, është e mendimit se “ekzistojnë të gjitha mjetet administrative për të zgjidhur çështjen” dhe “nëse e vetmja pengesë është leja e qëndrimit, djali duhet të pranohet në provimet e pjekurisë”.

Problem i zgjidhur? Vetëm momentalisht. Ky djalë mund edhe “të piqet” në Itali, por më pas duhet të bëjë hesapet me ligjin mbi imigracionin që, siç dihet, është i pamëshirshëm me brezat e dytë”.

Belgjika e shqetësuar për azilkërkuesit shqiptarë

Terni. Ndalohen e më pas dëbohen pesë persona për trafik droge