Vjen në fuqi dekreti mbi thjeshtësimet. Kush ka një ofertë të re pune do të mund të punësohet pa u kthyer më parë në atdhe. Për “veteranët” do të vlejë mekanizmi i “heshtje-miratim”
Romë, 11shkurt 20112 – Punësime më të shpejta e më pak burokraci për punonjësit sezonalë jokomunitarë, krah pune i domosdoshëm për sektorë si bujqësia e turizmi. I parashikojnë rregullat e ardhura në fuqi më 10 shkurt të parashikuara nga dekreti i ligjit mbi thjeshtësimet.
Për të thjeshtuar punësimet e “veteranëve”, atyre që kanë ardhur njëherë në Itali për punë sezonale, futet mekaizmi i heshtjes-miratim: nëse Sporteli Unik mbi Imigracionin nuk i përgjigjet brenda 20 ditëve kërkesës së paraqitur nga punëdhënësi, kërkesa konsiderohet e pranuar e punonjësit und t’i lëshohet menjëherë viza për të ardhur në Itali.
Por kjo normë ka të bëjë vetëm me kërkesat për punonjës sezonalë që janë autorizuar njëherë të hynin në Itali një vit më parë, të punësuar në mënyrë të rregullt nga i njëjti punëdhënës dhe që janë kthyer në atdhe me skadimin e lejes së qëndrimit. Me një fjalë përshpejton praktikat për punonjësit e besuar që thirren çdo vit në Itali nga të njëjtat ndërmarrje.
Por risia më e rëndësishme ka të bëjë me punonjësit sezonalë që, për shembull, në fund të të vjelave, kanë mundësi të re pune sezonale, pranë të njëjtës ndërmarrje apo pranë një tjetre. Nëse leja e tyre e qëndrimit është akoma e vlefshme, mund të punësohen menjëherë e leja e tyre do të përtërihet për gjithë kohëzgjatjen e punës së re, por gjithnjë duke respektuar maksimumin e nëntë muajve të qëndrimit në Itali. E mbi të gjitha këta persona do të mund të nisin punën e re pa u kthyer në Atdhe për të kërkuar një vizë të re.
Dekreti flet më pas edhe për autorizimet trevjeçare të hyrjes për punonjësit që kanë qenë më parë në Itali, risi kjo në fuqi nga viti i shkuar. Specifikohet sërish që “kërkesa e punësimit, për vitet në vazhdim, mund të bëhet edhe nga një punëdhënës i ndryshëm nga ai që ka siguruar autorizimin e parë”.
Elvio Pasca