in

Punonjësit sezonalë, si funksionon autorizimi shumëvjeçar?

Kushëriri im kish ardhur vitet e fundit në itali për punë sezonale. Këtë vit ka gjetur një punëdhënës që dëshiron t’i bëjë kërkesë për autorizim shumëvjeçar. A është e mundur?

Sipas normave mbi sjelljen në Itali të punonjësve sezonalë është e mundur të kërkohet nulla osta (autorizim) shumëvjeçar për punë sezonale për punonjësit e huaj që në të shkuarën kanë hyrë në Itali për të kryer punë të tillë për të paktën dy vjet rresht.

Kërkesa për utorizim shumëvjeçar paraqitet vetëm online në kuadrin e dekretit të flukeve. Ky lloj autorizimi ka vlerë maksimale 3 vjet e kohëzgjatja maksimale e punësimit është 9 muaj në vit.

Lëshimi i këtij autorizimi është i domosdoshëm për të marrë një vizë për punë sezonale dhe lejeqëndrimin përkatës për punë sezonale. Duhet mbajtur parasysh që në çastin e tërheqjes së autorizimit në Sportelin Unik të Imigracionit duhet çuar edhe një kopje e dokumentit të identitetit të punonjësit sezonal.

Pas ardhjes së parë, pra për vitet e mëpasme, punëdhënësi mund të thërrasë punonjësin e huaj në çdo moment të vitit, pa pritur të shpallen kuotat e flukseve. Rrugëtimi burokratik është shumë i thjeshtë: mjafton që punëdhënësi t’i përcjellë online Prefekturës lajmërimin e konfirmimit të punësimit, duke përdorur formularët e parashikuar sipas rastit: CSP e CSP-AD, ky i fundit nëse punëdhënësi nuk është i njëjti që kish kërkuar autorizimin shumëvjeçar.

Praktikisht formularët janë:

Moduli CSP (1° anno): Për konfirmimin e punësimit të punonjësit sezonal për të cilin është marrë më parë një autorizim shumëvjeçar.

Moduli CSP (2° anno): Për konfirmimin e punësimit të punonjësit sezonal për të cilin është marrë më parë një autorizim shumëvjeçar dhe është konfirmuar punësimi i të njëjtit punonjës në vitin pasardhës.

Moduli CSP Altro Datore (CSP-AD) (1° anno): Për konfirmimin, nga një punëdhënës i ri, i punësimit të punonjësit sezonal për të cilin është marrë më parë një autorizim shumëvjeçar.

Moduli CSP Altro Datore (CSP-AD) (2° anno): Për konfirmimin, nga një punëdhënës i ri, i punësimit të punonjësit sezonal për të cilin është marrë më parë një autorizim shumëvjeçar dhe është konfirmuar punësimi i të njëjtit punonjës në vitin pasardhës.

Kujdes! Në brendësi të lajmërimeve të sipërpërmendura, në fushën “numero assicurata” duhet futur kodi i postës së siguruar me të cilën ishte paraqitur kërkesa për lejen e qëndrimit për punë sezonale me anë të kompletit postar të formularëve. Ndaj është e këshillueshme të ruhet një kopje e kuponit të postës së siguruar të nisjes së kërkesës së lejeqëndrimit

Maria Elena Arguello/Stranieriinitalia.it

In italiano: Stagionali, come funziona il nulla osta pluriennale?

Shqiptari i Italisë
(Ndiqni Shqiptariiitalise.com edhe në Facebook dhe Twitter)

 

L’Espresso: Në Shqipëri kultivohet 900 tonë marihuanë në vit

LëVizja 5 Yjet vetëm për italianët, dyer të mbyllura imigrantëve e bijve të tyre