in

“Pyesni Konsullin”, Ambasada e ShBA-së u përgjigjet qytetarëve shqiptarë

Ambasada e ShBA-së në Tiranë në profilin e saj Facebook ofron çdo javë edicionin “Pyesni Konsullin”, me qëllimin që kush dëshiron të vizitojë Shtetet e Bashkuara apo të shkojë atje për të jetuar “të ketë informacion të saktë dhe të përditësuar”

 

Tiranë, 14 shtator 2016 – Në një postim pasditen e djeshme në Facebook, Ambasada amerikane në Tiranë njofton hapjen e edicionit “Pyesni Konsullin” që është një përmbledhje pyetjesh dhe përgjigjesh të përzgjedhura, të përgatitura nga Seksioni Konsullor lidhur me tema në interes për qytetarët shqiptarë, që dëshirojnë të vizitojnë, apo të jetojnë në Shtetet e Bashkuara”.

Ambasada e ShBA-së shpjegon se me këtë rubrikë duan t’u ofrojnë aplikantëve “një informacion të saktë dhe të përditësuar”.

Pyetjet për Seksionin Konsullor mund të bëhen në Facebook në anglisht ose në shqip. “Para se të postoni pyetjen tuaj në “Pyesni Konsullin”, – sqarohet në njoftim – vizitoni Pyetjet e Shtruara më Shpesh (FAQ) në faqen e internetit të Ambasadës Amerikane për të parë nëse pyetjes tuaj tashmë i është dhënë përgjigje”.

Në edicionin e kësaj jave flitet për Lotarinë amerikane. Për programin DV-2017, “vizat për nuk mund të lëshohen pas 30 Shtatorit 2017” ndaj u kërkohet të interesuarve “të kontrollojnë statusin e tyre të aplikimit”. Flitet edhe për Lotarinë e ardhshme dhe u kujtohet të interesuarve që “regjistrimet për DV-2018 fillojnë më 4 Tetor 2016, ora 18:00, ora lokale e Shqipërisë dhe mbyllen më 7 Nëntor 2016, ora 18:00, ora lokale e Shqipërisë. Ju mund të aplikoni tek dvlottery.state.gov në këtë periudhë”. Rreth këtyre temave por edhe rreth çështjesh të tjera konsullore, ftohen të gjithë të bëjnë pyetje.

 

Vrau hajdutin që i hyri në shtëpi, për prokurorinë është i pafajshëm

Sulm racist në Angli. Një grua shtatzënë humbet fëmijën