in

Regjistrimi i emigrantëve. Sot hyn në fuqi ligji

I botuar në gazetën zyrtare më 9 mars 2016, ligji 14/2016 “Për identifikimin dhe regjistrimin e adresës së shtetasve shqiptarë që jetojnë jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë” parashikon që brenda 6 muajve nga sot të gjithë emigrantët të japin adresat ku jetojnë.

Romë, 24 mars 2016 – Brenda 6 muajve nga sot të gjithë emigrantët duhet t’i komunikojnë shtetit shqiptar adresën e saktë të banimit. Nëse nuk e bëjnë, “autoritetet përgjegjëse, brenda dhe jashtë territorit të Republikës Shqipërisë, pezullojnë kryerjen e shërbimit të kërkuar, derisa shtetasi të përmbushë detyrimin ligjor të vetëdeklarimit të adresës”.

Këtë parashikon ligji 14/2016 “Për identifikimin dhe regjistrimin e adresës së shtetasve shqiptarë që jetojnë jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë” i miratuar më 18 shkurt nga Kuvendi i Shqipërisë dhe i botuar në Fletoren Zyrtare më 9 mars.

Se si duhet të regjistrohen shqiptarët në emigracion akoma nuk është e qartë. Në fakt, ligji i jep Këshillit të ministrave 30 ditë nga hyrja në fuqi që të nxjerrë aktet nënligjore për zbatimin e tij, ndërsa “autoriteteve përgjegjëse u jepen 90 ditë nga hyrja në fuqi, që “të njoftojnë shtetasit shqiptarë që jetojnë jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë për detyrimin e vetëdeklarimit të adresës pranë autoriteteve përgjegjëse”.

Siç u shpjegua një muaj më parë në “Kuvendi miraton ligjin për regjistrimin e emigrantëve. Pasojat negative që mund të ketë“, nëse ligjet e tjera nuk ndryshojnë, me vetëdeklarimin e adresës jashtë Shqipërisë, emigrantët humbasin edhe në letër të drejtën e votës. Nëse nuk deklarojnë adresën, “u pezullohet” e drejta për të pasur shërbime nga autoritetet shtetërore, me përjashtim të atyre “me karakter humanitar që përfaqësitë diplomatike dhe konsullore u ofrojnë shtetasve” që jetojnë jashtë Shqipërisë.

Në pritje të sqarimeve të mëtejshme mbi aplikimin e këtij ligji, lexoni këtu poshtë tekstin e plotë të tij:

 

Lexo edhe: Kuvendi miraton ligjin për regjistrimin e emigrantëve. Pasojat negative që mund të ketë

K.B.
(Ndiqni Shqiptariiitalise.com edhe në Facebook dhe Twitter)

 

Brukseli, një ditë më pas

Reforma e shtetësisë. Më 30 mars seanca dëgjimore në Senat