in

Revista Vogue “Kryeqyteti shqiptar, destinacion i leverdishëm e plot gjallëri”

Versioni online i një nga revistave më prestigjioze në botë në fushën e jetës dhe modës, Vogue, i ka dedikuar një reportazh të gjerë në seksionin e saj për udhëtimet, transformimit të kryeqytetit të Shqipërisë, Tiranës.

Artikulli i botuar nga Vogue.com vë theksin në transformimin e madh që ka pësuar Tirana nga kryeqyteti i vendit më të izoluar në botë në një kryeqytet të gjallë dhe plotë jetë.

Ndër të tjera revista shkruan: “Tirana të  lë mbresa si një qendër urbane shpirtërore me personalitet të fortë, formuar nga një histori e trazuar. Ashtu si Sarajeva, mrekullisht, i la pas mizoritë e viteve ‘90, për t’u zhvilluar në një kryeqytet të begatë të Europës Lindore, Shqipëria i ka lënë pas dekada të tëra terrori dhe izolimi për të ardhmen”.

“E çuditshme, kjo ish fortesë e komunizmit është e gjallë dhe e përballueshme, banorët e saj janë të hapur dhe miqësorë. Interesi në vendet e Ballkanit është rritur ndjeshëm gjatë viteve të fundit, me udhëtarët kuriozë që kërkojnë rregullisht qetësinë e detit Adriatik dhe qytetet mesjetare me mure prej guri si Dubrovniku në Kroaci dhe Kotorri në Mal të Zi. Tirana nuk mishëron një tërheqje të tillë tradicionale, piktoreske. Në vend të kësaj, ajo impresionon si një qendër shpirtërore, urbane me një personalitet të fortë të formuar nga një histori e trazuar. Ashtu si Sarajeva që u zhvendos shumë larg mizorive të viteve 1990 duke evoluar në një kryeqytet të begatë të Europës Lindore, Shqipëria po lë pas dekadat e veta të tmerrit dhe izolimin e saj në të ardhmen…”, thuhet në këtë reportazh.

Autori në reportazhin e vet ndalet edhe në zonën simbol të udhëheqjes së komunizmit e cila sot është kthyer në qendrën e jetës së natës në Tiranë dhe vendi më i preferuar nga të rinjtë.

“… Radioja gjendet në një lagje të quajtur Ish-Blloku, i njohur gjithashtu si Blloku. Sot “Blloku” është një vorbull pulsues dhe argëtues, me tarraca të panumërta të jashtme, që përputhen më se miri me mysafirët e veshur mirë. Ajo ka një atmosferë shumë të zjarrtë dhe të relaksuar, e cila të kujton Athinën dhe Palermon. Megjithatë, gjatë viteve komuniste, Blloku ishte jashtë kufijve të cilitdo që nuk ishte anëtar i elitës së partisë…”, shkruan autorja e reportazhit, Alia Akkam.

Në fakt, paranoja e ish regjimit komunist dhe fortifikimi i Tiranës dhe i gjithë Shqipërisë është sipas Vogue, një element shumë i rëndësishëm për të kuptuar dhe ndryshimin radikal të Tiranës moderne dhe vibrante që sot është.

Autori veçon në reportazhin e tij disa nga pikat më atraktive dhe interesante të Tiranës që mbartin dhe kureshtjen për tu vizituar.

“Edhe më i mahnitshëm është Bunk’Art, një prej atyre bunkerëve të fshehtë të luftës bërthamore në skajet e kodrës së Tiranës që është shndërruar në një muze. Këtu, në një labirint galerish, endesh nëpër zyrën e ruajtur të Hoxhës dhe shikon një video hipnotike të varrimit të tij. Në qendër të qytetit është Bunk’Art 2, një përkujtim për viktimat e regjimit të Hoxhës, i mbushur me fotografi dhe dokumente më domethënëse. Është efektivisht i pozicionuar pranë Shtëpisë së Gjetheve. Dikur shtabi i policisë sekrete të Sigurimit të Hoxhës, muzeu i imët ndriçon taktikat interesante të mbikëqyrjes së asaj epoke”, thuhet në këtë shkrim.

 Ndër të tjera artikulli flet për ushqimet dhe pijet, të cilat kanë elemente jetësore dhe shoqërore të kulturës së Tiranës. (ATSh)

Shkrimi në origjinal: The Capital of Albania Has Transformed Into a Lively, Affordable Destination

 

 

 

Ç’parashikon reforma e shtetësisë që prej 2 vjetësh pret në Senat

Prezantohet në Kuvend Projekti për strategjinë e Diasporës dhe Migracionit