in

Romë. Arrestohen tre shqiptarë të armatosur

Grupi, dy burra e një grua, kishin dy pistoleta me vete, njëra prej të cilave me fishekun në fole

Romë, 6 gusht 2015 – Mëngjesin e 4 gushtit, kur Karabinierët e Romës kanë dashur të ndalojnë për një kontroll të zakonshëm një veturë në zonën periferike Giardinetti, shoferi në vend që të ndalojë është larguar me shpejtësi. Pas pak kilometrash, kur forcat e rendit kanë arritur të ndalojnë veturën, një Dawoo Kalos, ata që ishin brenda saj kanë hedhur nga dritaret e makinës dy pistoleta. Karabinierët kanë identifikuar dhe arrestuar tre personat që gjendeshin në makinë, për të cilët bëhet e ditur që janë dy burra e një grua, të tre shqiptarë.

Armët, dy pistoleta gjysmautomatike, njëra pa krehër, tjetra me krehërin plot e fishek në fole, kanë ngritur dyshimet te forcat e rendit, se grupi ishte vënë në lëvizje për të kryer diçka, të gatshëm, po të ishte nevoja, edhe të përdornin armët.  

Edhe vetura me të cilin po udhëtonin tre personat nuk ishte në rregull me dokumentacionin: ajo nuk rezulton e regjistruar në PRA (regjistri publik italian i automjeteve).

Karabinierët u vunë prangat të tre personave, sekuestruan makinën dhe dy armët. Për këto të fundit do të bëhen kontrollet balistike për të parë nëse janë përdorur. Forcat e rendit, që kanë nisur hetimet për të kuptuar se ç’kishin ndër mend të bënën të martën tre të arrestuarit, nuk japin detaje as mbi identitetin e as mbi pistat që po ndjekin.

 

Futboll. Skënderbeu në histori: e para skuadër shqiptare në play off-et e Champions League

Futboll. Shqipëria në vend të 22-të të renditjes FIFA. Lë pas edhe Francën