in

Romë Shpartallohet një bandë italo-shqiptare e drogës

Mes të ndaluarve edhe një polic, një shofer autobusi linje dhe drejtori i një zyre postare

Romë, 25 shtator 2012 – Një organizatë kriminale italo-shqiptare që shpërndante drogë në jug të kryeqytetit italian është zbuluar nga karabinierët e Valmontones (provinca e Romës). Sot në mëngjes janë arrestuar dhjetë vetë, tre shqiptarë e shtatë italianë, gjashtë prej të cilëve janë futur në burg ndërsa katër janë në arrest shtëpie.

Mes të arrestuarve edhe një agjent i policisë lokale të Valmontones që duket se shpërndante drogë edhe në orar të punës e me makinën e policisë, drejtori i një zyre postare dhe një shofer i transportit urban.

 

Humbet paratë në videopoker. E merr me vete që t’i nxjerrë paratë

Trafik ndërkombëtar droge, pesë arrestime në Lombardi