in

Sanatoria. Njëqind mijë akoma në pritje. Çdo tre kërkesa, një është hedhur poshtë

Janë nënshkruar 23 mijë kontrata dhe po aq kërkesa lejeqëndrimi, po ka edhe 13 mijë që nuk janë pranuar. Por pjesa më e madhe e të padushmëve ende nuk e di si do tu shkojë filli

Romë, 16 prill 2013 – Maratona e sanatores ka arritur në pikëmbërritje për mëse 35 mijë punonjës të huaj e për po aq punëdhënës (familje e ndërmarrje) që i kishin punësuar në të zezë. Nga këta, një e treta ka përfunduar keq,  me mospranimin e kërkesës, e për rrjedhojë pa një shpresë lejeqëndrimi për të huajin.

Prej kohësh nuk flitet mbi fatin e 134 mijë kërkesave që u paraqitën nga 15 shtatori deri më 15 tetor 2012 për legalizimin e punonjësve të huaj të miratuar nga qeveria Monti, me prokurë të parlamentit, para sjelljes në fuqi të dënimeve më të ashpra për ata që punësojnë në të zezë t huaj të parregullt në Itali. E sot e kësaj dite 100 mijë prej tyre janë ende në pritje.

Emigrantët duan të dinë nëse mund të dalin më në fund në dritë të diellit, të zbulojnë se pas vitesh në të zezë do të kenë mundësi të nënshkruajnë një kontratë të vërtetë pune e të fusin në xhep lejen e qëndrimit, për të mos pasur më frikë se mund t’i përzënë sa herë hasin një uniformë blu apo dëgjojnë një sirenë policie. Por edhe punëdhënësit duan të jenë të sigurt më në fund se nuk rrezikojnë deri në tre vjet burg.

E në ç’pikë është sanatoria? Një pasqyrë e deritanishme e rezultateve të ministrisë së Brendshme dhënë stranieriinitalia.it  shpjegon që më datë 9 prill 2013 rezultonin “të përpunuara 82.190 kërkesa”. Ku për “të përpunuara” nënkuptohet një status pak a shumë i vagët, që mund të korrespondojë me etapa të ndryshme të rrugëtimit të kryer nga kërkesat në zyrat e ndryshme që po merren me to: drejtoritë e punës, kuesturat e sportelet unike të imigracionit.

Të dhënat më të rëndësishme janë ato mbi kërkesat që kanë mbërritur deri në fund të rrugëtimit administrativ. Në 23 mijë raste është mbërritur në nënshkrimin e kontratës së qëndrimit e në kërkesën e lejes së qëndrimit: do të thotë se marrëdhënia e punës dhe qëndrimi në Itali i punonjësit janë tashmë plotësisht të rregullt. Ana tjetër e medaljes janë 13 mijë kërkesat e hedhura poshtë, sepse nuk përmbushnin kriteret. Tani për tani nuk dihet cilat janë problemet më të mëdha, për shembull derdhja e kontributeve të shkuara apo prova e pranisë në Itali nga viti 2011, sa për të përmendur vetëm dy nga kushtet e shumta të vëna nga kjo sanatore.

Elvio Pasca

Përparimi i procedurave të legalizimit  2012
Burimi: Ministero dell’Interno

“Alla data del 9 aprile 2013, sono state lavorate 82.190 domande così suddivise:

–          23.255 definite con la firma del contratto di soggiorno e la richiesta del permesso di soggiorno;
–          10.817 già convocati
–          9.746 in fase di integrazione
–          13.417 rigettate
–          183  rinunce
–          24.772  valutate positivamente dalla DTL e dalla Questura calendarizzate per la convocazione

Shtetësia për martesë. Kur dhe si të paraqes kërkesën?

Consiglio d’Europa: “In Grecia razzismo e violenze contro gli immigrati, lo Stato risponda”