in

Sanatoria. Për 90% të kërkesave të hedhura poshtë problemi qëndron në provën e pranisë

Nuk kanë arritur të dëshmojnë që ishin në Itali nga viti 2011.

Romë, 18 prill 2013 . Nuk kanë arritur të dëshmojnë me “dokument të lëshuar nga një organizëm publik”, që ishin të pranishëm në Itali që nga viti 2011. Për këtë arsye nuk do të kenë as lejen e qëndrimit e as kontratën e punës për të cilën punëdhënësit (apo ata vetë) kanë paguar të paktën 1.000 euro.

Është prova e pranisë në Itali pengesa e pakapërcyeshme për shpresat e mijëra punnonjësve të parregullt që provuan rrugën e legalizimit. Kanë këtë arsye mospranimi kërkesat e hedhura poshtë nga Sportelet Unike të Imigracionit, që nuk janë pak, po të konsiderohet se deri më sot çdo tre kërkesa, njëra është hedhur poshtë.

Ky dyshim është konfirmuar më 17 prill mbi bazën e të dhënave të ministrisë së Brendshme, në një takim të mbajtur në ministrinë e Integrimit mes të gjitha subjekteve institucionale të interesuara mbi sanatoren: sindikatat dhe shoqatat e tryezës së imigracionit dhe të azilit.

“90% e refuzimeve kanë për shkak pamundësinë e imigrantëve të parregullt të jepnin një provë të dokumentuar se kanë qenë në Itali para fundit të vitit 2011. Pra nuk kanë qenë parregullsitë në dokumente apo mungesa e vendit të punës, por vetëm një normë shtrënguese e procedurës” lexohet në përmbledhjen e takimit të shpërndarë nga departamenti i politikave migratore të sindikatës UIL.

Me sa duket nuk ka mjaftuar as interpretimi i zgjeruar i dhënë në çastin e fundit nga Avokatura e shtetit, që konsideronte prova të vlefshme edhe skedat telefonike, teserat e mjeteve publike certifikatat mjekësore etj. E kështu, ato pak fjalë të futura në ligj për të shmangur “efektin thirrje” u transformuan në një pengesë të frikshme.

Për shkak të kostos së lartë, pamundësisë së provës së pranisë dhe shumë kritereve të tjera, që nga kjo sanatore ishte thuajse e pamundur të përfitohej një leje qëndrimi u duk që në fillim kur u paraqitën vetëm 135 mijë kërkesa (vetëm 4 mijë për shqiptarët). Tani shohim që edhe prej tyre, një e treta po refuzohet.

Sindikatat e shoqatat kanë kërkuar më shumë tolerancë e dhënien e lejes së qëndrimit për kërkim pune emigrantëve që nuk kanë asnjë lloj përgjegjësie mbi dështimin eprocedurës së legalizimit. Dhe ministria e Brendshme tregohet e gatshme të veprojë në këtë drejtim, “me përjashtim të rasteve kur paraqiten shkelje ligjore”.

Elvio Pasca

 

Pasaportat biometrike shqiptare. Nga viti 2015, të tjera e më të shtrenjta

Daniela Meçaj e la sua passione per il buon vino