in

Sanremo: Dorina Leka do të këndojë në duet me Tatangelo

 

Këngëtarja e re shqiptare Dorina Leka do të jetë e pranishme në skenën e Festivalit të Sanremos me një duet me Anna Tatangelo-n. Më 18 shkurt, Dorina, e njohur për publikun kryesisht pas pjesëmarrjes së saj në emisionin televiziv të RaiDue XFactor 4, do të këndojë bashkë më atë që ka qenë drejtuesja e skuadrës e saj. Me gjithë marrëdhëniet jo shumë të ngrohta në fillim, me sa duket dy këngëtaret, me gjithë natyrën shumë të ndryshme të muzikës së tyre, kanë gjetur hapësira të përbashkëta artistike.

Dorina është vajza e kantautorit të njohur shqiptar Gjergj Leka. Gjatë emisionit XFactor ajo u shqua për shtrirjen vokale dhe interpretimin energjik aq sa shpesh e thërrisnin Janis Joplin e Triestes.
Megjithëse nuk fitoi garën, këngëtarja e re la mbresa si tek juria ashtu dhe tek publiku.

Aksident i rëndë rrugor: humbin jetën dy të rinj shqiptarë

Ambasadori i ShBA-së në Tiranë: “Qeveria ndërrohet me zgjedhje jo me manifestime”