Ashtu si Elhaida Dani që provoi zotësinë e saj duke u vënë në garë në Itali, këtë sezon, është një italiane që po provon të shkëlqejë në Shqipëri. Është fjala për Sarah Memmola, 25 vjeçe, që po merr pjesë në edicionin e tretë të spektalit televiziv të zbulimit të talenteve X Factor Albania.
Pak ditë më parë programi ka nisur transmetimin televiziv në kanalin Klan. Sarah është prezantuar me “Almeno tu nell’Universo” të Mia Martinit, që është pëlqyer nga publiku dhe e gjithë juria, jo vetëm nga Alban Skënderaj, në skuadrën e të cilit ajo bën pjesë.
Sarah nuk është i vetmi element italian i X Factor Albania 3: skenografia e spektaklit është e Gaetano Castelli-t, ndërsa ndriçimi i është besuar Marcello Jazzetti-t, që për versionin italian të X Factor është drejtor fotografie. Spektakli ka regjisore Vera Grabockën, drejtohet nga Alketa Vejsiu. Në juri, veç Alban Skënderajt janë edhe Pandi Laço, Altuna Sejdiu e Soni Malaj.
Mbetet për t’u parë nëse publiku shqiptar do të votojë këngëtaren italiane, të cilës i urojmë tjetër veçse të ketë të njëjtin sukses që Elhaida Dani korri para pak muajsh në Itali.