Me festën e Pavarësisë shumëfishohen veprimtaritë shoqatave të shqiptarëve në qytete të ndryshme të Italisë. Shoqatat kanë organizuar takime, spektakle dhe shfaqje filmash, kush vetëm për një ditë e kush për një javë.
Shoqata Scanderbeg e Parmës, ndër më aktivet në Itali, ka organizuar Javën e Kulturës Shqiptare, nga data 22 deri më 28 nëntor. Gjatë këtyre ditëve, sipas një programi të ngjeshur, shoqata ofron për publikun ekspozitë fotografike, prezantime librash dhe filmash, debate, ndeshje miqësore futbolli dhe spektakël me muzikë, këngë e valle shqiptare. Java do të mbyllet të dielën në mbrëmje me darkën parmixhane-shqiptare.
Gjatë javës do t’i lënë vendin njëri-tjetrit përfaqësues të shoqatës Scanderbeg, futbollistët e skuadrës Scanderbeg dhe shumë e shumë të ftuar si shkrimtarë dhe gazetarë, instrumentistë e valltarë që do të gjallërojnë Javën e Kulturës shqiptare në Parma.
Për më shumë informacion:
www.scanderbeg.org
info@scanderbeg.org
tel. 0521.291583
Shiko programin e veprimtarive