in

Shërbimi civil. Gjykata konfirmon: “Të marrin pjesë edhe për të rinjtë e huaj”

Gjykata e Apelit e Milanos: “Përjashtimi i të huajve nga shërbimi civil është diskriminim”. ASGI dhe Avvocati per Niente: “Qeveria të ndryshojë rregulloren”

Roma, 21 dhjetor 2012 – Qeveria ta ketë të qartë, më në fund kanë fituar brezat e dytë. Konkursi më i parë që do të hapet për rekrutimin e vullnetarëve për Shërbimin Civil do të hapet edhe për të rinjtë që nuk kanë shtetësinë italiane, sepse edhe kur flitet për solidaritet nuk mund të bëhen dallime.

E kanë vendosur gjykatësit e Apelit të Milanos, që kanë hedhur poshtë ankimimin e paraqitur nga Presidenca e Këshillit të Ministrave kundër urdhëresës së gjykatësit të Punës të Milanos rreth një vit më parë. Gjykatësi i punës kishte pranuar ankimimin e paraqitur nga një i ri pakistan bashkë me ASGI dhe Avvocati Per Niente dhe kishte vendosur pranimin edhe të të rinjve jo italianë në Shërbimin Civil Kombëtar.

Gjuykata e Apelit, siç shpjegon një komunikatë e ASGI-t, ka konfirmuar vendimin e shkallës së parë, duke deklaruar që përjashtimi i të rinjve të huaj përbën diskriminim të paligjshëm. Shërbimi Civil ka për mision të vetin solidaritetin social, ndaj në të duhet të mund të marrin pjesë të gjithë ata që jetojnë në territorin italian, që kanë këtu rezidencë të qëndrueshme, pa bërë asnjë dallim shtetësie.

Në fund të tetorit, në një seancë dëgjimore të Dhomës së Deputetëve, ministri Riccardi kishte paralajmëruar që edhe në konkursin e ardhshëm për rekrutimin e të rinjve do të kërkohej shtetësia italiane, qëndrim ky i diktuar nga Avokatura e Shtetit, që tani duhet riparë në zbatim të sentencës së Milanos.

Shoqatat që kanë mbështetur këtë betejë presin që qeveria të respektojë sentencën. “Presidenca e Këshillit të Ministrve dhe Ministri për Kooperimin e Integrimin – shkruajnë ASGI dhe Avvocati per Niente – duhet të marrin masat në mënyrë që konkursi i ri për përzgjedhjen e vullnetarëve për shërbimin civil, që pritet për muajt e parë të vitit 2013, të mos përmbajë më kushtin e shtetësisë italiane, por të jetë i hapur edhe për të gjithë të rinjtë e huaj rezidentë të rregullt në Itali”.

Por gjithçka mbetet në pikëpyetje. Për mungesë të fondeve financiare është në rrezik edhe vetë mbijetesa e Shërbimit Civil. Për të gjithë, italianë e të huaj.

Elvio Pasca

Arrivano badanti e babysitter di condominio

Napoli. Behrami kërcënohet me pistoletë në kokë dhe i vidhet ora e dorës