in

Shkolla italiane. Ditët e fundit për regjistrimet. Gjithçka bëhet online

Kërkesat me internet deri më 15 shkurt për klasat e para të fillores, ciklit të dytë të tetëvjeçares dhe vitet e para të shkollave të mesme. Videot, udhëzuesit dhe përgjigjet e pyetjeve më të shpeshta të ministrisë së Arsimit

Romë, 11 shkurt 2015 – Do të mbyllen më 15 shkurt regjistrimet për klasat e para të shkollave fillore, të ciklit të dytë të tetëvjeçares dhe për vitet e para të shkollave të mesme për vitin e ardhshëm shkollor. Regjistrimi i fëmijëve në shkollë është i detyrueshëm për të gjithë prindërit, qofshin këta italianë apo të huaj.

Kërkesat paraqiten online përmes faqeve internet http://www.istruzione.it/iscrizionionline/. Vetëm imigrantët me qëndrim të parregullt, siç shpjegonim edhe këtu, duhet të shkojnë në telefonojë në numrin e telefonit dedikuar Regjistrimeve online: 06 5849 4025, aktiv nga e hëna në të premte, nga ora 9:00 deri në 13:00 dhe nga ora 14:00 deri në orën 18:00.

Ja edhe përgjigjet e Ministrisë së Arsimit për pyetjet më të shpeshta. Ndërsa më poshtë videot e realizuara nga ministria për të ilustruar fazat e ndryshme të procedurës së regjistrimit të fëmijëve në shkolla.

Si të regjistrohesh në sistemin e Ministrisë së Arsimit:

Udhëzues i shkurtër

Si të paraqitet e të niset kërkesa: 

Udhëzues i shkurtër

Si të përpilohet kërkesa:

Udhëzues i shkurtër

Çfarë ndodh pas nisjes së kërkesës:

Udhëzues i shkurtër

Bleri, Veri dhe Irdi. Shqiptarët e Italisë në Masterchef Albania

L’immigrato a Sanremo. “Carlo, se ti vede Salvini ti chiede il permesso di soggiorno”