in

Shkurtohet personeli, zgjatet pritja për të marrë dokumentet

Nga janari 2011, të huajve në pritje të lejes së qëndrimit apo të një autorizimi për bashkim familjar mund t’u duhet të presin edhe më gjatë se tani, nëse qeveria nuk përtërin kontratat e 650 të punësuarve për kohë të kufizuar që skadojnë në fund të vitit

Pritje më të gjata për të përtërirë lejen e qëndrimit apo për të sjellë një të afërm në Itali. Është kjo situata që mund të krijohet nga janari i ardhshëm, nëse nuk do të përtërihen kontratat e 650 punonjësve me kohë të kufizuar të angazhuar nëpër Kuestura dhe  Prefektura në mbarë Italinë. Kontratat e tyre skadojnë në fund të muajit dhjetor.

Këtë verë qeveria u angazhua në Parlament të zgjasë kontratat e tyre për një tjetër vit, por deri më sot nuk është bërë asgjë.

Deri më sot nuk kanë sjellë asnjë rezultat as apelet dhe protestat e sindikatëve. Në verë në Kuestura dhe Prefektura është shkurtuar personeli interinal që ishte marrë në punë për praktikat e legalizimeve.  E nëse tani u largohen edhe punonjësit e përkohshëm, zyrat nuk do të arrijnë të përmbyllin të gjitha praktikat e legalizimit dhe ata që do ta paguajnë do të jenë klientët.

Një rrezik që mund të shmanget vetëm nëse qeveria do të gjejë fondet për të përtërirë kontratat. Objektiv i vështirë, po të mbahen parasysh shkurtimet e përgjithshme të diktuara nga kriza ekonomike.

Heqja e vizave. Basha: “Edhe agjencitë turistike të informojnë qytetarët”

Kater i rades al porto di Brindisi

La strage della Katër i Radës