in

Shqipëria në darën e acarit dhe ngricave

Durrës

Moti i qëndrueshëm dhe i kthjellët do të karakterizojë edhe sot situatën meteorologjike në qytetin e Durrësit. Temperaturat e ajrit në mesditë do të arrijnë në 9-10 gradë celsius. Era do të fryjë me drejtim nga veriperëndimi me shpejtësi 6-8 metra në sekondë.

Tragetet e linjës Bari-Durrës po mbërrijnë në radën e portit, ndërsa jashtë gjirit të Durrësit valëzimi nuk e kalon forcën 4. “Në kalatat e portit detar përpunimi i anijeve tregtare me mallra dhe kontejnerë do të vijojë pa probleme gjatë ditës”, u shprehën burimet e kapitanerisë.

Festat jashtë shtetit? Në Pragë hotelet më të shtrenjta

Me kufje e telekamera në provimin e patentës. Denoncohet