in

SHQIPËRIA VOTOI – Rezultatet në kohë reale

Ecuria e numërimit më 11 maj

TIRANË, REVANZHI I LULZIM BASHËS

23.15 Shkon në vetëm 96 diferenca mes votave të Ramës e Bashës por akoma në favor të të parit. Kutitë e numëruara deri tani japin 105.868 vota në favor të Edi Ramës dhe 105.772 për kandidatin Lulzim Basha.

REZULTATET KQZ PËR 4 BASHKITË MË TË MËDHA KU ENDE NUMËROHEN VOTA

22.00Tiranë janë numëruar 405 kuti nga 485. Kandidati i “Aleancës për Qytetarin”, Lulzim Basha numëron 103.093 vota, ndërsa kryebashkiaku aktual, kandidati i  “Aleancës për të Ardhmen”,  Edi Rama 103.872 vota.

Shkodër janë numëruar 88 nga 95 kutitë dhe kandidati i koalicionit “Aleanca për Qytetarin”, Lorenc Luka  ka 18.967 vota kundrejt 10.602 të kandidatit të koalicionit “Aleanca për të Ardhmen”,  Genc Uruçi.

Durrës janë numëruar 106 kuti nga 165 dhe kandidati i “Aleancës për Qytetarin”, Ferdinand Xhaferraj  numëron 19.944 vota ndërsa kandidati i “Aleancës për të Ardhmen”, Vangjush Dako  21.773 .

Elbasan ku janë numëruar 74 nga 96 kutitë, vazhdon të kryesojë kryebashkiaku i tanishëm, kandidati i koalicionit “Aleanca për të Ardhmen”, Qazim Sejdini me 19.624 vota kundrejt kandidatit të koalicionit “Aleanca për Qytetarin”, Durim Hushi që ka 13.522.

ALEANCA PËR QYTETARIN KRYESON NË VOTAT PËR KËSHILLAT BASHKIAKË

19.00 Për herë të parë, KQZ jep të dhënat e mbledhura nga qendrat e numërimit për votat për këshilltarët bashkiakë. Deri tani, në rang vendi, për këshillat bashkiakë numrin më të lartë të votave e ka marrë Aleanca për Qytetarin: 539.076. Aleanca për të Ardhmen ka marrë 492.221 vota dhe partitë e tjera jashtë dy koalicioneve të mëdha kanë marrë 61.662 vota.

NË DURRËS THELLOHET REZULTATI NË FAVOR TË DAKOS

18.40 Në Bashkinë e Durrësit, kur janë numëruar 102 kuti nga 165 që ka gjithsej ky qytet, Vangjush Dako është në avantazh ndaj Ferdinand Xhaferrit me 1.965 vota. Kandidati i PS-së ka marrë 21.027 vota ndërsa ai i PD-së 19.062.

TIRANË, RAMA 1.000 VOTA PËRPARA BASHËS

18.30 Kur janë numëruar 379 kuti, epërsia e Ramës mbi Bashën është rritur. Ai ka 96.447 vota ndërsa Basha 95.447. Plot 1.000 vota ndajnë kryebashkiakun e deritanishëm Rama nga ish ministri i qeverisë Berisha, Lulzim Basha, por gjithsesi ende nuk është i mundur parashikimi i rezultatit përfundimtar.

TIRANË, RAMA 1.105 VOTA PËRPARA BASHËS

18.00 Kur janë numëruar 375 kuti, epërsia e Ramës mbi Bashën është rritur. Ai ka 96.326 vota ndërsa Basha 95.221. Diferenca e tanishme prej 1.105 është më e larta e arritur deri tani, por gjithsesi ende nuk është i mundur parashikimi i rezultatit përfundimtar.

SHKON NË 889 DIFERENCA MES RAMËS DHE BASHËS

17.15 Në Tiranë mbërrin në 371 numri i kutive të numëruara. Sipas KQZ-së, në favor të Edi Ramës janë 94.638 vota ndërsa ën favor të Lulzim Bashës 93.749. Duke parë ritmet e ngadalta të numërimit duket se do të jetë e pamundur që rezultati i kryeqytetit të mësohet sot.

TIRANË, RAMA VAZHDON TË MBETET NË AVANTAZH

16.30 Vazhdon më shumë ngadalësi procesi i numërimit në Tiranë. Tashmë janë hapur 365 kuti dhe vërehet se Rama ruan epërsinë mbi Bashën me 92.928 vota, kundrejt 92.305.

PS KRYESON NË DURRËS DHE ELBASAN, PD NË SHKODËR

16.30 Numërimi i votave nuk ka përfunduar në bashkitë më të mëdha. Përveç kryeqytetit, vazhdon edhe në   Durrës, Elbasan e Shkodra. Në Elbasan e Durrës kandidatët e PS Sejdini dhe Dako kryesojnë ndjeshëm, ndërsa në Shkodër Luka i PD.

Shkodër janë numëruar 74 kuti nga 95. PD është në avantazh me 15.576 vota, kundrejt PS me 9.158 vota.
Durrës janë numëruar vetëm 97 kuti nga 165. PS ka 19.855 vota, ndërsa PD 18.161 vota.
Elbasan janë numëruar 64 nga 96 kuti dhe kryeson PS me 17.144 vota, PD-LSI ka 11.698 vota.

TIRANË, NUMËROHEN 8 KUTI TË TJERA DHE VAZHDON EPËRSIA E RAMËS

14.30 KQZ përditëson me të dhënat e 8 kutive të tjera rezultatin e Tiranës. Edi Rama vazhdon të kryesojë me 90.466 vota kundrejt 89.924 votave të Lulzim Bashës.

VAZHDON EPËRSIA E RAMËS MBI BASHËN

14.10 KQZ-ja bën të ditur se deri tani numri i kutive të numëruara ka arritur në 347 dhe vazhdon të kryesojë Edi Rama me 87.911 vota. Lulzim Basha ka 87.485 vota. Diferenca mes dy kandidatëve mbetet gjithnjë e ngushtë.

SHKODRA MBETET BLU

13.05 Edhe pse në Shkodër janë numëruar vetëm 68 kuti votimi nga 95 duket e sigurt fitorja e Aleancës për Qytetarin. Demokrati  Lorenc Luka  ka marrë 14.497 vota, kundrejt 8.546 votave të marra nga Genc Uruçi të koalicionit Aleanca për të Ardhmen.

ELBASANI PO I JEP BESIMIN E TIJ KRYEBASHKIAKUT TË FUNDIT SEJDINI

13.05 Në Elbasan janë numëruar vetëm 54 nga 96 kuti, por fitorja e kryebashkiakut socialist është thuajse e sigurt. Ai ka marrë 14.831 vota kundrejt 10.019 votave në favor të Durim Hushit të mbështetur nga Aleanca për Qytetarin.

NË TIRANË E DURRËS NUK MUND TË PARASHIKOHET ENDE FITUESI

13.00 Tri ditë pas procesit zgjedhor është ende i pamundur parashikimi i një rezultati në kryeqytet dhe Durrës. KQZ njofton që në Tiranë rezultati i deritanishëm është 86.800 vota në favor të Ramës dhe 86.304 në favor të Bashës. Procesi i numërimit vazhdon shumë ngadalë e shpeshherë bllokohet. Edhe në Durrës rezultati është në favor të socialistëve me 16.547 vota kundrejt 15.472 të demokratëve.

PËRFUNDON NUMËRIMI NË KORÇË. FITON PS

12.00 Niko Peleshi i PS-së shpallet fitues në Korçë. Me 16.515 kundrejt Manos së PS-së 14.083 Peleshi do të drejtojë këtë bashki për të dytën herë.

JEPEN TË DHËNAT PËRFUNDIMTARE NË SHUMË BASHKI DHE KOMUNA

11.50 Numërimi i votave ka përfunduar tashmë në një numër të madh bashkish dhe komunash të vendit. Një informacion i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve jep rezultatet në përfundim të këtij procesi. Kështu Peqin, Libohovë, Leskovik, Voskopojë janë fituar nga koalicioni i djathtë ndërsa Berat, Fier, Ballsh, Lushnjë, Patos, Tepelenë, Pogradec janë fituar nga i majti. Këtu gjeni listën e plotë ku ka përfunduar numërimi.

TIRANË, KANDIDATËT VAZHDOJNË KOKË MË KOKË, ME RAMËN PAK PËRPARA

11.35 Sipas të dhënave të kqz-së, Edi Rama vazhdon të kryesojë në Tiranë me 86.463 vota kundrejt 85.982 votave të Lulzim Bashës. Numërimi vazhdon  në njësinë nr 2, në njësinë 3, në njësinë 5, 6 , 7, 8, 9 dhe 11. Ka përfunduar në njësitë me numër 1, 4 dhe 10.

ELBASAN, RINIS NUMËRIMI

09.20 Rinis sot në mëngjes numërimi i votave pasi ishte ndërprerë pas mesnate. Kur janë hapur 49 ndër 96 kutitë, Sejdini i PS është në avantazh me 13562 vota, kundrejt  9.113 votave të kundërshtarit të tij të LSI-së të mbështetur nga Aleanca për Qytetarin

DURRËS, PS NË AVANTAZH ME MBI 1.000 VOTA

09.10 Në Durrës kur janë numëruar 79 nga 165 kutitë, PS thellon avantazhin e saj me mbi 1.000 vota. Dako ka marrë 16.547 vota ndërsa Xhaferaj 15.472.

PD PO FITON NË SHKODËR ME DIFERENCË TË LARTË VOTASH

09.00 Ndërsa janë numëruar 62 ndër 95 kuti, në Shkodër, një nga bastionet demokrate, PD kryeson me 13.400 vota kundrejt 7.917 të PS-së.

TIRANE, RAMA NË AVANTAZH EDHE GJATË NATËS

08:30 Me kutitë e numëruara edhe gjatë natës, në Tiranë janë hapur tashmë 324 kuti nga 485. KQZ deklaron se kandidati Edi Rama ka marrë 85.403 vota, kundrejt  85.180 votave që ka Lulzim Basha. Aleanca mbi të Ardhmen ruan një diferencë prej 223 mbi Aleancën për Qytetarin.

Aurela Gaçe, sot në Eurovizion

Raporti i plotë i OSBE/ODIHR