in

Shtëpi luksoze me çmime “të arsyeshme” për VIP-at e Milanos

Milano është tronditur nga skandali i “Pio Albergo Trivulzio”, ent publik që administron klinika për të moshuarit, qendra rehabilitimi dhe një numër të madh ndërtesash banimi.

Shumë nga apartamentet janë dhurata apo lënie në trashëgimi nga mirëbërës dhe gjenden në zona prestigjioze. Sot zbulohet që u janë dhënë me qira apo shitur me çmim të ulët dhe me rregulla jo shumë të qarta shumë njerëzve të famshëm apo që sidoqoftë mund t’i lejonin vetes të paguanin më shumë, si politikanë, menaxherë, stilistë dhe artistë. Në listë është edhe e fejuara e kandidatit të qendrës së majtë në zgjedhjet e ardhshme komunale. Mbi këtë histori po heton prokuroria e Milanos dhe Kontrolli i lartë i Shtetit, organizmi që kontrollon të ardhurat dhe shpenzimet publike.

Nuk është herë e parë që Pio Albergo Trivulzio përfshihet në skandal. Në vitin 1992, presidenti i asokohe Mario Chiesa u arrestua ndërsa merrte ryshfet. Ai ishte arrestimi i parë i Tangentopoli-t, një seri hetimesh gjyqësore mbi korrupsionin që në harkun e pak viteve përmbysi prerët politikë dhe ekonomikë italianë.

Të udhëtosh i qetë në Schengen

Legambiente: “Kostot fryhen e veprat publike mbeten në letër”