in

Shtetësia italiane. Ç’mund të bëhet pasi kalojnë dy vjet pa marrë përgjigje

Kanë kaluar dy vjet që kam paraqitur kërkesën për shtetësinë italiane dhe në faqet internet lexoj akoma që praktika është në fazë vlerësimi. Çfarë mund të bëj?

Nga data kur paraqitet kërkesa për shtetësinë italiane, autoritetet kanë 730 ditë kohë për të shqyrtuar e përmbyllur praktikën, duke dhënë shtetësinë apo duke e mohuar njohjen e saj në bazë të vlerësimit të kritereve të kërkuesit. Kështu thotë neni 3 i d.p.r. nr. 362/1994.

Pasi kalon kjo periudhë kohe, i huaji mund t’i nisë letër administratës publike për t’i kërkuar asaj përmbylljen e praktikës së tij.

Në fakt, në bazë të ligjit 241/90 mbi normat e çështjeve të procedimenteve administrative dhe të drejtave  të kontrollit të dokumenteve administrative, është e mundur që brenda një viti nga përfundimi i dy vjetëve pa marrë përgjigje, t’i niset një letër ankese (diffida) administratës publike për mospërmbushje të detyrës e për të kërkuar sqarime. Për këtë procedurë nuk është e nevojshme të merret një avokat, i domosdoshëm në rast se i interesuari vendos t’i drejtohet gjykatës.

Duhet mbajtur parasysh se varet nga motivi i kërkimit të shtetësisë fakti nëse i huaji mund të pretendojë ose jo njohjen e shtetësisë italiane.

Kërkesë e paraqitur për martesë me shtetas italian

Nëse kërkesa e shtetësisë është për martesë, i huaji fiton të drejtën subjektive të plotë të shtetësisë italiane, pasi – në bazë të nenit 8 paragrafi 2 i ligjit nr. 91/1992 – është e pamundur që shtetësia të refuzohet pas kalimit të 730 ditëve.

Për të bërë të vlefshme këtë të drejtë të tij, i huaji i drejtohet gjykatësit, i cili pasi verifikon përmbushjen e kritereve ligjore, i njeh të drejtën të huajit të bëhet shtetas italian.

Kërkesë e paraqitur për rezidencë (natyralizim)

Me qarkoren 6415/2011 ministria e Brendshme ka pohuar që një vonesë e mundshme e Prefekturës në lëshimin e dekretit të pranimit apo jo të kërkesës, nuk nënkupton pranimin apo hedhjen poshtë të saj. Në këtë rast mund t’i kërkohet Gjykatës Administrative Krahinore (TAR) të Lazios të detyrojë administratën publike të marrë vendimin mbi pranimin apo refuzimin e kërkesës së shtetësisë.

Kjo do të thotë që nëse i huaji fiton gjyqin në TAR, kjo fitore nuk do të thotë automatikisht ai merr shtetësinë, por vetëm që TAR detyron ministrinë e Brendshme të përmbyllë praktikën.

Maria Elena Arguello / Stranieriinitalia.it

In Italiano: Cittadinanza. Cosa fare se sono passati due anni dalla richiesta?

Lexo edhe:
Shtetësia italiane. Gjykatësit: “Vonesat të pajustifikueshme, 2 vjet duhet të mjaftojnë”
Shtetësia për rezidencë në Itali
Shtetësia për martesë. Kur dhe si të paraqes kërkesën?
Cittadinanza italiana per nascita nel territorio italiano. Come funziona?

Riccione. Arrestohet 40-vjeçari për abuzim seksual me mbesën e mitur

Miss Italia sbaglia lo spot e torna “solo per italiane”