in

Shtetësia italiane. Për të miturit nuk do të paguhet kontributi prej 200 eurosh

Reforma në Parlament do t’ua kursejë prindërve kontributin për fëmijët. Por të rinjtë që tashmë janë në moshë madhore që do të kërkojnë shtetësinë duhet të paguajnë

Romë, 16 tetor 2015 – Veç premtimit se do t’u japë më në fund pasaportën italiane, reforma e shtetësisë që po vazhdon rrugëtimin e saj parlamentar ka edhe një tjetër lajm të mirë për bijtë e imigrantëve, e mbi të gjitha, për xhepat e prindërve të tyre.

Teksti i miratuar në Dhomën e Deputetëve parashikon tre raste: 1) do të jetë italian që në lindje kush lind në Itali nga prindër, një prej të cilëve me kartë qëndrimi; 2) do të bëhet italian kush lind këtu nga prindër me lejeqëndrim të thjeshtë (pra që nuk kanë kartën e qëndrimit) ose arrin para moshës 12-vjeçare dhe ndjek të paktën pesë vjet shkollë, e nëse bëhet fjalë për filloren e përfundojnë atë me sukses; 3) mund të kërkojë shtetësinë italiane (por në këtë rast bëhet fjalë për një dhënie nga anë e shtetit “concessione”, jo e drejtë e fituar) kush ka ardhur në Itali para se të mbushë 18 vjeç, ka banuar këtu për gjashtë vjet dhe ka përfunduar një cikël studimesh.

Reforma specifikon që për “kërkesat apo deklarimet lidhur me të miturit” nuk duhet paguar kontributi prej 200 eurosh që sot paguhet nga të gjithë ata që aplikojnë për t’u bërë italianë. Kjo do të thotë që për të gjithë të miturit e rasteve 1) dhe 2), prindërit nuk do të paguajnë kontributin kur të kërkojnë që fëmijët e tyre të bëhen italianë sipas çka parashikon vetë reforma.

Në të kundërt, do t’u duhet të paguajnë kontributin prej 200 eurosh ata që bëjnë pjesë në rastin 3), pasitë gjithë ata do të mund të bëjnë kërkesën e shtetësisë vetëm pasi të kenë mbushur moshën madhore. E njëjta gjë do të ndodhë edhe për rastet 1) dhe 2) kur shtetësinë për t’u bërë italianë do ta bëjnë vetë të interesuarit kur të jenë në moshë madhore pasi prindërit nuk e kanë bërë për sa kohë këta ishin të mitur.
Së fundi, duhet të paguajnë 200 eurot edhe të gjithë 20-vjeçarët e lart për të cilët “ka menduar” norma kalimtare që i jep reformës karakter prapaveprues.
Në të gjitha këto
nuk mund t’i shpëtohet pagesës së kontributit prej 200 eurosh.

EP

Shqiptari i Italisë
(Ndiqni Shqiptariiitalise.com edhe në Facebook dhe Twitter)

 

 

 

Scanderbeg e Parmës nis vitin e ri shkollor

Shqipëria në Panairin e Zhvillimit të Qëndrueshëm në Torino