Spanja shpartallon Italinë 4-0, dhe hyn në historinë e futbollit. Në katër vjet fiton të trija kampionatet ndërkombëtare: dy herë Europianin e në 2010 edhe botërorin
Spanja fiton finalen e madhe në Kiev përballë Italisë me rezultatin 4-0 duke u shpallur kampione e Europës. Spanja shpallet kështu dy herë radhazi kampione e kontinentit, në vitin 2008 dhe 2012 dhe për herë të tretë në historinë e saj.
Skuadra spanjolle dominoi në të gjitha aspektet gjatë 90’ minutave mbi italianët duke u katër gola me autorë David Silvën, Jordi Albën, Fernando Torres dhe Juan Mata. Italianët nuk kanë mundur as të hyjnë në lojë: të dërrmuar e të pafuqishëm nuk arritën të përsërisin ndeshjen e parë të kampionatit kundër spanjollëve kur barazuan 1-1, dhe ishin shumë shumë larg performancës së tyretë shkëlqyer në dy ndeshjet e fundit, atë me Anglinë e tjetrën me Gjermaninë.
Mbrëmë spanjollët dhanë një spektakël të mrekullueshëm për tifozët e tyre: duke shkatërruar Italinë me rezultatin e thellë 4-0 u futën në historinë e futbollit si fituesit për tre herë rresht të kampionateve më të rëndësishme: në vitin 2008 Europianin, në 2010 Botërorin e sërish Europianin.
Në stadium edhe kryeministri italian Mario Monti, i ulur në krah të presidentit të Uefa-s Michel Platini. Pas ndeshjes takoi futbollistët për të cilët pati fjalët më të përzemërta: “U dhatë italianëve një ëndërr, e sollët Italinë në finale, gjë që nuk e besonte askush kur nisi ky Europian. Sot iu kthyem realitetit. Megjithtë në emër të të gjithëve ju falënderoj për angazhimin tuaj”.