in

Taksa mbi lejet e qëndrimit. Gjykata e Drejtësisë: “Është tepër e lartë”

Për Gjykatën e Drejtësisë të BE-së, kontributi nga 80 deri në 200 euro bie ndesh me normativat evropiane. Inca-Cgil: “Tani të dëmshpërblehen imigrantët”

Romë, 2 shtator 2015 – T’u kërkosh imigrantëve nga 80 deri në 200 euro për lëshimin apo përtëritjen e lejes së qëndrimit është vërtet shumë. Taksa e vënë nga Italia është “e tepruar” dhe në kundërshtim me parimet e Bashkimit Evropian.

Nga Gjykata e Drejtësisë Evropiane vjen hedhja poshtë më e bujshsme e taksës mbi lejet e qëndrimit që prej vitit 2012 po u zbraz xhepat imigrantëve në Itali. Duke i dhënë të drejtë Cgil-s dhe Inca-s, që me kokëfortësi ndoqën një betejë të gjatë ligjore, organi më i lartë i të drejtës komunitare ka marrë një vendim që do të detyrojë qeverinë të reduktojë tatimin e rëndë.

Në veçanti, Gjykata e Drejtësisë ka vendosur që “kontributi për lëshimin dhe përtëritjen e lejes së qëndrimit” i vendosur nga Italia në vitin 2010 bie ndesh me direktivën 2003/109/BE mbi “qëndruesit afatgjatë”. Në fakt, t’u kërkosh një shumë kaq të madhe imigrantëve të rregullt, nënkupton t’u ngresh atyre pengesa në marrjen e kartës së qëndrimit.

“Shtetet anëtare – nënvizon Gjykata – kanë t drejtë të lidhin lëshimin e lejes së qëndrimit me pagesën e një kontributi” pork y nuk duhet të ketë “as për qëllim e as për pasojë krijimin e një pengese për marrjen e statusit të qëndruesit afatgjatë”. Ndërsa kontributi aktual i kërkuar nga shteti italian “mund të përbëjë një pengesë ndaj mundësisë për shtetasit e sipërpërmendur të vendeve të treta të fitojnë të drejtat që u njeh atyre direktiva”.

Inca dhe Cgil kujtojnë me të drejtë që taksës nga 80 deri në 200 euro i duhen shtuar edhe 27,50 euro për lëshimin e lejeqëndrimit elektronik, 16 euro të pullë-taksës dhe 30 euro të tjerë që posta merr për shërbimin postar. Dhe paratë e derdhura nga imigrantët shërbejnë vetëm pjesërisht për të mbuluar shpenzimet e lëshimit të lejes së qëndrimit, pasi gjysma shkon në një fond me të cilin financohen riatdhesimet e imigrantëve të parregullt.

Gjykata del në përfundimin se direktiva 2003/109 është në kundërshtim me ligjin italian “që detyron qytetarët e vendeve të treta që kërkojnë lëshimin ose përtëritjen e lejes së qëndrimit në Shtetin anëtar të paguajnë një kontribut që shkon nga 80 euro në 200”. Ai kontribut është “i tepruar në kuadrin e qëllimeve të direktivës dhe krijon pengesë për ushtrimin e të drejtave të njohura nga vetë direktiva”.

Ishte TAR i Lazios, në të cilën kishte hapur çështjen gjyqësore Inca e Cgil, ajo që iu drejtua Gjykatës Evropiane të Drejtësisë. Tani do ta ketë sërish radhën TAR që duhet të vendosë në varësi të kësaj sentence, duke vendosur deri në ç’masë duhet anuluar dekreti që ka vendosur tarifat aktuale për lëshimin dhe përtëritjen e lejes së qëndrimit.

Më në fund vihet drejtësia në vend mbi një padrejtësi të madhe, shembulli i njëqindtë i legjislacionit italian persekutues e diskriminues kundër imigrantëve. Fakti që sentenca mbërrin në një moment kur flitet për mure, tela me gjemba de dëbime, duhet të bindë të gjithë që të mos luajnë në kurriz të imigrantëve” thotë për Stranieriinitalia.it Morena Piccinini, president e Patronatit INCA.

“Tani – shpjegon Piccinini – çështja gjyqësore e ndjekur me guxim vetëm nga INCA dhe Cgil shkon përpara. Duam që imigrantët të dëmshpërblehen, që TAR të anulojë sa më shpejt kontributin jo vetëm mbi lejet e qëndrimit për qëndruesit afatgjatë por edhe për gjithë të tjerët dhe që të aprovohen norma të reja për të rivendosur më në fund parime të të drejtës dhe të proporcionalitetit”.

Shkarko

Sentenca e Gjykatës së Drejtësisë lidhur me taksën mbi lejet e qëndrimit

Elvio Pasca

Shqiptari i Italisë
(Ndiqni Shqiptariiitalise.com edhe në Facebook dhe Twitter)

Kombëtarja betohet mbi flamurin kuqezi para qindra tifozëve

Në Treviso, mes futbollistëve të Kombëtares kuqezi