in

Talasemia, një urë mes Italisë dhe Shqipërisë

Vlorë, në bashkëpunim me Spitalin Rajonal ADOCES Veneto (Shoqata e Dhuruesve të qelizave staminale), Shoqata Onlus “Një zemër për Shqipërinë”, organizuan dje Konferencën Shkencore “Talasemia, një urë lidhëse mes Italisë dhe Shqipërisë”, me pjesëmarrjen e specialistëve nga të dy vendet, drejtuesve të institucioneve shëndetësore, etj.

Në kuadrin e këtij bashkëpunimi, në spitalin rajonal të Vlorës funksionon prej 10 vjetësh një qendër e specializuar e talasemisë, ku deri tani janë kryer 12 mijë analiza dhe ku punojnë mjekë italianë të specializuar në këtë fushë.

Drejtuesja e Qendrës së Hemoglobinopative në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë, profesoresha Eleni Anastasi , bëri një përshkrim të gjendjes së sëmundjes së talasemisë në vendin tonë, duke nënvizuar se ajo paraqitet sot në shifra të larta, ndërkohë që prof. M.D.Cappellini, nga Qendra e Anemive të Lindura në Poliklinikën Universitare në Milano, solli përvojën italiane për kujdesin e përgjithshëm për pacientin me talasemi.

Të pranishmit në këtë konferencë, mes të cilëve, drejtoresha e Shëndetit Publik, Bruna Ndreu, Konsulli i Përgjithshëm i Italisë në Vlorë, Sergio Strozzi, drejtori i Spitalit Rajonal, Besnik Elezi, përshkruan rëndësinë e kësaj konference, që sipas tyre, është jo vetëm një aktivitet të rëndësishëm shkencor në fushën e bashkëpunimit mes dy vendeve, por edhe nxjerr në pah kontributet që mund të jepen edhe në rrethe në fushën e shëndetësisë.

Një polic shpëton shqiptarin që donte të vetëvritej

I pafajshëm shqiptari i akuzuar për rrahjen e tre policëve