in

Të huajt në Muzeun historik kombëtar. Interes për arkeologjinë

Drejtori i Muzeu Historik Kombëtar, Luan Malltezi: “Të huajt që vijnë në Shqipëri bëjnë vizitën e tyre të parë në muze”

Tiranë, 29 gusht 2011 – Muzeu Historik Kombëtar vazhdon të jetë një nga destinacionet e para për vizitorët e huaj në vend, të cilët interesin më të madh e tregojnë për pavijonin e arkeologjisë.

Drejtori i MHK-së, Luan Malltezi, u shpreh se duke filluar nga muaji prill e deri në fund të nëntorit ky institucion ka numrin më të madh të vizitorëve të brendshëm, por edhe turistë të huaj.     

“Vizitorët e huaj janë të interesuar të bëjnë vizitën e tyre të parë në muze për të marrë një informacion të sintetizuar për historinë e vendit tonë”, tha Malltezi.

Sipas tij, të huajt mbeten më të impresionuar nga pavijoni i arkeologjisë, një ndër më të pasurit me objekte të zbuluara nga arkeologët shqiptarë për një periudhë më shumë se 50 vjeçare.

Pavarësisht numrit të lartë të vizitorëve, MHK ka mangësi. Sipas Malltezit, duhet të përmirësohen kushtet teknologjike dhe klima. “Teknologjia e ndërtimi të muzeut në krahasim me teknologjinë e sotme është e vjetër, stendat, vitrinat mund të sistemohen me standarde më të reja”, u shpreh drejtori i MHK-së.

Ashtu si për institucionet e reja edhe për Muzeun Historik Kombëtar shtatori shënon fillimin e sezonit të ri të aktiviteteve. Pritet të hapet një ekspozitë për kulturën popullore nga Leka Zogu, si dhe organizimi i një sërë aktivitetesh në kuadër të 100-vjetorit të Pavarësisë, në kuadër e të cilave do të hapet edhe një ekspozitë me flamujt shqiptarë ndër vite.     

Gjithashtu duhet të hapet pavijoni i Terrorit Komunist, dhe, pas rikonstruksionit, edhe ai i Etnokulturës.

Acquaformosa, komuna e shpëtuar nga imigrantët

Përdhunim në rrugën Catania-Gela