in

Të vrara nga babai e i shoqi, kthehen në Prizren Senade dhe Fatime

Arkivolet e dy grave do të nisen sot drejt Kosovës. Komuna e Pescinas shpall ditë zie

Fatime e Senade Selmanaj
Romë, 22 tetor 2013 – Komuna e Pescinës në Abbruzzo u jep lamtumirën e fundit Fatimes dhe Senadës, nënë e bijë, të vrara javën e shkuar nga Veli Selmanaj, përkatësisht burri e babai i viktimave.

Arkivolat me trupat e viktimave nisen sot për në Kosovë nga vjen familja që prej vitesh jetonte në Abbruzzo.

Sot paradite arkivolet e tyre janë vënë në një ambient të hapur të morgut të Avezzanos në mënyrë që siç u kishin kërkuar autoriteteve qindra vetë nga komuna të ndryshme të krahinës kanë të mund t’u vinin në lule në shprehje të solidaritetit e dhimbjes.  

Në orën 15 nënë e bijë, me një udhëtim që do t’u zgjasë më shumë se 24, do të çohen në varrezën e Prizrenit ku do të mbahet edhe ceremonia e varrimit të tyre.

Komuna e Pescina-s ka shpallur sot ditë zie, ndërkaq në qytezë ka nisur mbledhja e parave për t’u ardhur në ndihmë pesë fëmijëve të Fatimes të mbetur tashmë vetëm, për faj të babait që i mori jetën gruas dhe njërës brej bijave të veta.

 

Romë. Arrestohet 22-vjeçari shqiptar me 106 kg marihuanë në makinë

Kapet në Belgjikë Taulant Toma, i arratisur në shkurt nga burgu i Parmës