in

Tërmeti trondit Italinë e Veriut

Bilanci i deritanishëm nga tërmeti i mëngjesit të 20 majit janë 7 të vdekur, 50 të plagosur,  dhe 3.000 të larguar nga shtëpitë. Ndërtesa e monumente historike të rrënuara dhe kapanone fabrikash të shkatërruara.

Romë, 21 maj 2012 – Një tërmet me magnitudë 6 ballë i shkallës rihter u regjistrua në orën 04.04 të të dielës në Emilia Romana. Epiqendra e tërmetit ishte në provincat e Modenës dhe Ferrarës, 36 km në veri të Bolonjës dhe me një thellësi prej 5,1 km. Shkakton vdekje dhe shkatërrime.  Finale Emilian provincën e Modenës dhe Sant’Agostino në atë të Ferrarës janë qendrat të goditura më rëndë. Humbin jetën shtatë vetë, pesë mbeten në rrënoja (katër punëtorë dhe një grua mbi 100 vjeç) dhe dy gra të tjera ndohen keq (iktus) menjëherë pas tërmetit.

Një lëkundje e dytë e fortë, 5,1 ballësh, (mes rrth 80 të tjerave gjatë gjithë ditës së diel relativisht të dobëta) ,me epiqendër në provincën e Ferrarrës, është ndier në orën 15.18, në Emilia Romagna e Lombardi.

Sipas Mbrojtjes Civile numërohen 50 të plagosur dhe tremijë të pastrehë, rreth 2.500 në provincën e Modenës dhe 500 në provincën e Ferrarës.

Të shumta dëmet në ndërtesa e monumente historike. Dëmtohet rëndë kështjella Estense, simbol i Ferrarës, në Sant’Agostino shembet një mur i ndërtesës së Komunës, në Finale Emilia, shembet kulla e Sahatit, në Galeazza ka rënë pjesa e sipërme e kullës së fshatit dhe Kisha në fshatra të ndryshëm të zonës kanë marrë plasaritje të mëdha të pareteve. Janë rrënuar kapanonë të ndryshëm industrialë dhe janë dëmtuar pak a shumë rëndë me dhjetëra shtëpi banimi.

Lexo edhe: Italia vend tërmetesh

Hepatiti B: tregohu i mençur, bëj analizën

Batuta e ligistit Venturi mbi tërmetin: “Padania po shkëputet”