in

Tirana në pritje të Papës. Bulevardi, memorial për martirët e klerit

Në prag të vizitës së Papa Françeskut, Bulevardi Dëshmorët e Kombit, është kthyer nga sot në një Memorial për martirët e krishterë të burgosur e të vrarë gjatë komunizmit.

“Në Bulevardin e dëshmorëve, kemi vënë sot portrete të 40 dëshmorëve që janë martirë, priftërinjë të Kishës Katolike, dhe jo vetëm, por të gjithë kanë qenë dëshmorë që nuk ranë me armë në dorë, por ranë para armëve që iu drejtuan atyre kur iu kërkua të hiqej dorë nga liria e besimit” është shprehur Ministrja e Kulturës, që sqaroi se “ky dekor në Bulevard vjen si një ide e kryeministrit Rama, që u miratua nga Komisioni për përgatitjet e vizitës së Papës në bashkëpunim me Protokollin e Vatikanit”.

Ministrja tha gjithashtu se i është kërkuar “Vatikanit që të shenjtërojë disa prej emrave të martirëve që kemi vendosur sot përgjatë Bulevardit. Vatikani i ka futur ata në proçesin e kanonizimit, për t’i kaluar më pas në lumturim, ashtu si Nënë Tereza”.

 

Gjykata Kushtetuese pezullon vendimin e qeverisë për kodin IMEI

Vlorë. Paditen dy italianë për peshkim të ndaluar, sekuestrohen mjetet lundruese