in

Torino. Shpartallohen dy banda përgjegjëse për trafik droge dhe sekuestrim personi

Arrestohen 43 persona në Lazio, Lombardia, Umbria, Piemonte, Toscana e Veneto. Fitimet i investonin në pasuri të patundshme, dhe aktivitete tregtare

Torino, 5 korrik 2013 – Karabinierët kanë arrestuar sot 43 persona, anëtarë të dy organizatave kriminale të drejtuara nga shqiptarë të specializuara në trafik ndërkombëtar droge, zhvatje parash dhe sekuestrime personash.

Arrestimet janë bërë në gjashtë krahina të Italisë Lazio, Lombardia, Umbria, Piemonte, Toscana e Veneto.

Hetimet kanë filluar që në vitin 2011 nga dy pikënisje të ndryshme, sekuestrimi i 3,7 kg drogë në provincën e Torinos, dhe nga një kontakt mes dy organizatave për gjetjen e 600 gramë droge.

Gjatë operacionit të sotëm janë sekuestruar 10 kilogramë kokainë e po aq heroinë. Nga 43 të arrestuarit, 15 duhet të përgjigjen për trafik ndërkombëtar droge në bashkëpunim. Droga porositej në social netëork si Facebook apo chat room që konsideroheshin mënyra komunikimi më të sigurta.

Fitimet e dy organizatave, shkonin në rreth 2 milionë euro në muaj dhe investoheshin në pasuri të patundshme dhe aktivitete tregtare në Toskanë, Piemonte apo Shqipëri.

Për dy organizatat duket se punonin rreth 100 vetë, kryesisht shqiptarë por edhe ndonjë italianë e rumun, që transportonin drogën kundrejt një shpërblimi të majmë. Mes personave të përfshira në këtë xhiro edhe familje shqiptarësh me fëmijë të vegjël të cilëve u jepeshin 2000-3000 euro për të transportuar drogën me makinën e tyre.

Gjatë hetimeve ka dalë në dritë se dy organizatat janë përgjegjëse për të paktën dy raste sekuestrime personash të bëra në Shqipëri që kanë pasur për qëllim rikuperimin e borxheve për disa aktivitete të paligjshme.

Karabinierët akoma vazhdojnë sekuestrimet materiale dhe hetimet e mëtejshme për të gjetur personat e tjerë të mundshëm të përfshirë në aferat e paligjshme të dy organizatave kriminale.

 

Ekstradohet në Romë Gazmor Haxhillari. Akuzohet për vrasjen e një prifti në Pistoia

Kyenge, una scossa che costringe a vedere la nuova Italia